Ky sezon pranverë-verë 2025 do të vijë me ngjyra të buta dhe elegante ku tonet pastel do të jenë protagonistët kryesorë.
Një ndër më dominueset është ngjyra rozë, një nuancë e embël femërore që simbolizon butësinë dhe elegancën.
Blu- Nga bluja e hapur deri tek nuancat qiellore, kjo ngjyrë sjell qetësi dhe freski .
E verdhë – Nuancë e ndritshme dhe energjike, perfekte për të shtuar gjallëri në veshjet e sezonit.
E gjelbër – Ngjyrë që lidhet me natyrën dhe vitalitetin, ideale për një stil të freskët dhe modern.
Lejla – Një nuancë elegante dhe e sofistikuar që sjell një ndjesi romantike dhe të butë.














