Zgjedh lëkurën e së ardhmes me Lazerin Aleksandrite të Deka Again Pro, për një verë sensuale dhe rehati të plotë
Një nga klinikat në kryeqytet që po vendos standard ndërkombëtar në trajtimet estetike është Eri Clinic&SPA. Pacientet që kërkojnë heqjen afatgjatë të qimeve po i drejtohen çdo ditë qendrës estetike e cila ofron zgjidhje me lazerin Deka Again Pro. Mjeti i çertifikuar për këto shërbime transformon lëkurën tuaj. Rikthen rehatinë sidomos gjatë verës kur duam të shijojmë momente relaksi të pashqetësuara nga qimet. Produkti ka dhënë rezultat tek vajzat dhe gratë me çdo lloj tipologjie lëkure, me një komoditet të pakrahasueshëm, thonë estetistet e Eri Clinic për Probizz.al. Kjo përvojë depilimi është krejt ndryshe nga teknikat tradicionale dhe ka bërë revolucion në depilimin me lazer pa dhimbje. Në këtë klinikë ndiqen protokollet e duhura dhe lazeri përdoret vetëm nga punonjësit e kualifikuar për të garantuar shëndet të plotë të lëkurës.
Lazeri Again Pro në Eri Clinic rekomandohet për personat që kanë qime të tepërta, të errëta dhe vajzat me lëkurë të çelët.
Ka shumë efektivitet tek lëkurat e ndjeshme që nuk tolerojnë metoda të tjera.
Gjithashtu edhe për zonat që irritohen shpesh nga depilimi tradicional.
Pajisja inovative është prodhim i kompanisë italiane Deka, lider botëror në teknologjitë me lazer.

Pse duhet zgjedhur Deka Again Pro në Eri Clinic&SPA?
I shpejtë dhe efektiv– Mundëson trajtimin e zonave të mëdha në kohë shumë të shkurtër. Procedura për të dyja këmbët mund të zgjasë vetëm 20 minuta.
Rezultate konkrete që në seancat e para– Reduktimi i qimeve fillon menjëherë dhe ndjehet akoma më shumë në çdo seancë.
Alternativë pa dhimbje– Falë teknologjisë Moveo, energjia e lazerit Aleksandriti 755nm përthithet nga qimet pa krijuar irritime në lëkurë apo dhimbje.
I përshtatshëm për të gjithë zonat e trupit– Fytyrë, sqetulla, krahë, këmbë, zonën bikini etj.
Siguri maksimale– Deka Again Pro respekton standartet më të larta mjekësore dhe është i certifikuar për përdorim në klinika estetike dhe dermatologjike.
Një trajtim modern, pa dhimbje dhe me rezultate që flasin vetë. Rruga drejt një të ardhmeje pa qime: DEKA AGAIN PRO













