Në verë duhet të kujdesemi më shumë për trupin dhe lëkurën tonë, duke u përqendruar te hidratimi. Temperaturat e larta dhe ekspozimi i shtuar ndaj diellit mund të çojnë lehtësisht në dehidrim, lodhje dhe tharje të lëkurës.
Por ka disa mënyra të thjeshta për të mbajtur trupin të freskët dhe të hidratuar.
Sa më shumë ujë të konsumoni aq më të hidratuar do të jeni.
Konsumoni fruta që kanë përmbajtje uji. Shalqi, mango dhe kivit ju ndihmojnë në mbajtjen e temperatures së trupit. Frutat janë një ilaç natyral për të shpëtuar lëkurën tuaj.
Aloevera ka të njëjtin efekt si uji. Ju mban të hidratuar. Lani fytyrën tuaj me Aloevera dhe do të keni një ndjenjë të freskisë.
Qepët kanë lagështi, që ndihmojnë në uljen e temperaturës në trupit tuaj.












