Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për një program vize ‘Gold Card” që sipas tij do të përshpejtojë vizat për disa emigrantë në shkëmbin të një shumë të konsiderueshme parash. Sipas urdhrit të huajt mund të kenë lehtesi vize duke paguar 1 milion dollarë ndërsa kompanitë mund të heqin pengesat për një punonjës të huaj duke kontribuar më 2 milionë dollarë.
Gjatë nënshkrimit Trump tha “Mendojme së do të jetë shumë e suksesshme…Do të sjellë miliarda dollarë, të cilat do të reduktojnë takstat, do të shlyejnë borxhin dhe do të sjellin gjera të tjera të mira. Administrata amerikane pret që “Karta e Artë Trump” të gjeneerojë më shumë se 100 miliardë dollarë shumë shpejt.
Së shpejti mund të vijë edhe një vizë tjetër e re, e quajtur “Trump Platinum Card”, e cila do të kushtojë 5 milionë dollarë dhe do t’u lejojë mbajtësve të saj të qëndrojnë deri në 270 ditë në SHBA pa u taksuar për të ardhurat që fitojnë jashtë vendit.
Përkthyer dhe përshtatur nga MINT për Probizz.al












