• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Nga drejtimi i kamionit në krijimin e kompanisë së kamionëve, Bianca Dervishi ndihet turiste në rrugët e Europës

December 3, 2025
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Bianca Dervishi, me origjinë nga një fshat i  Durrësit, që jeton prej vitesh në Itali, është dalluar dhe ka tërhequr vëmendjen për punën jo të zakontë për vajza që ka zgjedhur. Ajo drejton kamionin e saj nëpër rrugët e Europës, ndërsa zotëron dy kamionë. Këtë përvojë e ndan në Instagram dhe TikTok me mijëra ndjekës. Përditshmëria e saj është bërë tërheqëse për ndjekës të të gjitha moshave dhe sot merr mesazhe të shumta prej tyre.

“Unë nuk e nisa kurrë këtë rrugë për të arritur një qëllim, apo për të pasur këtë ndikim tek të tjetër. Thjesht doja të bëja atë që më pëlqente,” thotë Bianca. Por, puna e saj dhe lirshmëria në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur dhe sot shumë vajza dhe djem e shohin si shembull të guximit dhe punës së palodhur.

Nga udhëtimet e saj në Europë me kamionë dhe mijëra ndjekës Bianca tregon se suksesi i vërtetë lind nga puna, besimi dhe guximi për të thyer barrierat. Ajo është simboli i vajzës shqiptare që sfidon stereotipet dhe tregon se përtej çdo kufiri, guximi dhe pasioni mund të frymëzojnë breza të rinj.

Pse zgjodhët të bëheni  kamioniste dhe influencere? A mendoje se do të ishe një model frymëzimi?

Të them të drejtën, nuk e nisa këtë rrugë me mendimin të jem model apo frymëzim për të tjerët. Thjesht desha të bëja atë që më pëlqen. Udhëtimet e gjata, aventurat, liria… këto më kanë tërhequr gjithmonë. Të jem kamioniste, për mua është më shumë se një profesion, sot e kam stil jetese. Udhëtoj çdo ditë, shoh vende të reja, njoh njerëz, shijoj botën… jam si turiste e paguar dhe këtë e kam dashur që e vogël.

Me kalimin e kohës, duke marrë mesazhe të shumta, komente pozitive, kuptova se shumë vajza frymëzoheshin nga guximi im. Më shkruanin vajza që më thoshin se nuk guxonin as të ngisnin biçikletën dhe tashmë po merrnin patentat vetëm se më kishin ndjekur mua. Aty e kuptova që ndoshta unë po bëja diçka më të madhe sesa thjesht të ngisja një kamion. U bëra shembull pa dashur dhe kjo më jep një kënaqësi të veçantë.”

Si ka qenë rrugëtimi juaj deri këtu

Ka qenë me ngritje dhe ulje, me shumë mund, shumë lot, shumë lodhje, por edhe shumë fitore. Në fillim jam gjykuar shumë. Më thonin: ‘Pse nuk rri në kuzhinë si gjithë vajzat?’, ‘Puna e kamionit nuk është për ty’, ‘Do lodhesh, do dorëzohesh.’ Por unë jam rritur ndryshe. Jam rebele që e vogël, jam kokëfortë për ato që dua dhe nuk e le askënd të më vendosë kufij.

Sot jam krenare të them se kam kompaninë time, dy kamionët e mi dhe i treti është rrugës. Arritja ime nuk është thjesht biznesi, por fakti që ia dola vetë, me ndihmën e Zotit, familjes dhe njerëzve që më mbështetën. Gjatë pandemisë, kur s’kisha çfarë të bëja, fillova të bëja video. As nuk e mendoja se do të pëlqeheshin aq shumë ato video sepse para pandemisë isha shumë e rezervuar. Por, ndodhi e kundërta: njerëzit panë tek unë sinqeritet, punë, pasion dhe kështu erdha këtu ku jam sot.

Çfarë këshille ke për vajzat e reja që duan të ecin, të fitojnë më shumë guxim?

Do t’u thoja të mos kenë frikë nga asgjë. Unë jam dëshmia që një vajzë mund të ketë, jo vetëm një kamion, por kompaninë e vet.

Këshillat e mia janë të thjeshta, por shumë të rëndësishme:

  • Merrni patentat me seriozitet. Ajo është baza.
  • Jini të forta fizikisht dhe psikologjikisht. Ka ditë që janë të vështira, por kalohen.
  • Kurseni. Kamioni i parë nuk vjen me fjalë, por me disiplinë.
  • Mos u dorëzoni nga fjalët e botës. Paragjykimet i kam kaluar edhe unë.
  • Dashuroni punën. Pa pasion nuk mbahet profesioni.

Nëse zemra ju thotë ‘dua të vozis kamion’, atëherë dëgjojeni zemrën. Nuk gabon.”

Si planifikoni të ecni me kompaninë tuaj? Ku e shihni veten pas 10 vitesh?

Unë jam në rrugë të mbarë. E kam nisur, jam sipërmarrëse dhe kompania ime po rritet. Kamioni i tretë po vjen dhe kjo për mua është vetëm fillimi i një rruge edhe më të madhe.

Pas 10 vitesh e shoh veten me një flotë kamionësh, me kompani të madhe të transportit dhe me shumë vajza në ekipin tim. Dua të punësoj vajza që kanë ëndrra, që kanë guxim, që duan të thyejnë barriera. Dua të rritem edhe si influencere, jo për famë, por për të pasur një zë më të fortë. Dua që pas 10 vitesh të shikoj mbrapa dhe të them: ‘Ja ku isha, ja ku jam, dhe ja sa vajza i ndihmova në këtë rrugë.’

Çfarë do të donit të dinin vajzat shqiptare që ndjekin rrjetet tuaja?

Mos i lini paragjykimet t’ju mbyllin në kafaz. Bota është e juaja, veç duhet të kërkoni pjesën tuaj. Mos u trembni nga fjalët e njerëzve; njerëzit flasin gjithmonë. Por në fund, ajo që ka rëndësi është zemra juaj, ëndrra juaj, jeta juaj.

Ju jeni të forta, të afta dhe shumë më tepër sesa mendoni. Mos zgjidhni rrugën më të lehtë, zgjidhni rrugën që ju bën të lumtura. Punoni fort, lutuni, besoni te vetja dhe mos e ulni kurrë kokën.

Nëse unë ia dola nga zero, pa ndihmën e askujt përveç familjes, Zotit dhe punës sime… atëherë mund t’ia dilni edhe ju. Historia ime është prova që vajzat shqiptare nuk kanë limite.Vaspas

ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
Histori Suksesi

Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

September 24, 2026
Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë
Siperrmarres te suksseshem

Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

September 12, 2026
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?
Biznes

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

September 10, 2026
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Next Post
DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset