• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 30, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Lëvorja që mund të jetë pleh i fuqishëm për rritjen e bimëve

April 25, 2026
in Lifestyle
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Lëvorja e bananes, që zakonisht hidhet në mbeturina, mund të jetë një pleh natyral shumë i fuqishëm për bimët.

Studim i ri që është publikuar në Agriculture, tregon se shtimi i lëkurës së bananes në tokë ndihmon bimët të rriten më të gjata, më të forta dhe më të shëndetshme, madje në shumë raste më mirë se plehrat standarde, ka shkruar Earth.

Studimi është udhëhequr nga studiuesja Nokuthula Khanyile nga University of Mpumalanga, e cila analizon mënyra për të kthyer mbetjet bujqësore në plehra të dobishëm dhe më të sigurt për tokën.

Ekipi ka analizuar rezultatet e 126 studimeve të ndryshme mbi përdorimin e lëvores së bananes si pleh.

Rezultatet kanë treguar se bimët që trajtoheshin me këtë lloj plehu rriteshin më shpejt, prodhonin më shumë gjethe dhe mbinin më lehtë.

Lëkura e bananes është e pasur me elemente ushqyese për të cilat bimët kanë shumë nevojë, si kalium, azot, fosfor, kalcium e magnez.

Këto elemente janë pikërisht përbërësit kryesorë që gjenden edhe në plehrat kimikë që përdoren në bujqësi.

Aktualisht, shumica e lëvoreve të bananes përfundojnë në mbeturina, ku kalben dhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit, në vend që të përdoren si burim ushqyes për tokën.

Studiuesit përshkruajnë disa mënyra të thjeshta për t’i kthyer në pleh për shembull tharja në diell dhe bluarja për t’i kthyer lëvoret në pluhur, që më pas përzihet me tokën, përzierja me lëkura portokalli për efekt më të mirë në rritjen e rrënjëve dhe gjetheve, shtrydhja dhe përgatitja e një lëngu ushqyes që hollohet me ujë si dhe fermentimi me mbetje të tjera si kafja, për të çliruar më shumë lëndë ushqyese

Në disa eksperimente bimët e bizeleve u rritën më mirë kur lëkurat e bananeve ishin dekompozuar për rreth dy muaj. Te bimë aromatike, ekstrakti i lëngshëm dha rezultate më të mira se pluhuri kurse te bamja, kombinimi me lëkura të tjera frutash dha gjethe më të mëdha dhe prodhim më të lartë.

Sot bujqësia mbështetet shumë te plehrat kimikë (NPK), që prodhohen në fabrika dhe ndotin mjedisin.

Përdorimi i tepërt i tyre mund të ndotë ujin dhe të dëmtojë ekosistemet.

Plehrat natyralë nga lëkurat e bananes çlirojnë lëndët ushqyese më ngadalë, janë më miqësorë me mjedisin dhe përdorin mbetje që përndryshe do të hidhen.

Kjo i bën ata alternativë të mirë për të ulur përdorimin e plehrave kimikë.

Për përdorim në shtëpi ose kopsht mos i hidhni lëkurat e bananes, mund t’i thani, t’i bluani ose t’i përzieni direkt në tokë. Kombinimi me mbetje të tjera organike jep rezultate edhe më të mira

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë studime afatgjata për të parë efektin e tyre deri në korrje dhe në cilësinë e produkteve./Koha.net

Tags: Bimelevorjalifestyle
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën
Lifestyle

Si të menaxhojmë stresin dhe të përmirësojmë përqendrimin në punë? Disa zakone të thjeshta që bëjnë diferencën

October 27, 2026
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar
Keshilla Suksesi

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

October 26, 2026
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë
Lifestyle

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

October 25, 2026
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave
Keshilla Shendeti

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

October 19, 2026
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit
Keshilla Shendeti

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

October 18, 2026
Lëngu i portokallit mund të ketë më shumë përfitime nga sa mendonim, ja si ndikon në organizëm
Lifestyle

Lëngu i portokallit mund të ketë më shumë përfitime nga sa mendonim, ja si ndikon në organizëm

October 14, 2026
Next Post
Vrapi lehtëson depresionin në të njëjtën mase më ilaçet

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni para se të hani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

18 hours ago
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

20 hours ago
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

22 hours ago
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

2 days ago
Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset