• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për shkelësit, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve që kapen të dehur në mënyrë të përsëritur.

Sipas rregullave të reja, një drejtues që është ndëshkuar më parë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kapet sërish me mbi 0.5 g/litër alkool në gjak, do ta humbasë patentën përgjithmonë, pa të drejtë për ta rimarrë, edhe nëpërmjet autoshkollës.

Ndryshime ka edhe për personat që drejtojnë automjet pa patentë. Të rriturit që kapen në timon pa leje drejtimi, përveç gjobës, nuk do të kenë të drejtë të regjistrohen në autoshkollë për një vit. Për të miturit masa është edhe më e rëndë: pasi të mbushin 18 vjeç, do të duhet të presin edhe dy vite të tjera për të aplikuar për patentë.

Rregulla të reja zbatohen edhe për shoferët e rinj. Gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës, ata nuk lejohen të konsumojnë asnjë sasi alkooli para drejtimit të mjetit. Gjithashtu, shpejtësia maksimale do të jetë 90 km/h në autostrada dhe 80 km/h në rrugët jashtë zonave të banuara. Shkelja e këtyre kufizimeve dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh. Nëse kryejnë dy shkelje brenda një viti, periudha e kufizimeve zgjatet nga dy në tre vite.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me pezullimin e patentës. Ndryshe nga më parë, kur pezullimi mund të shmangej duke paguar dyfishin e gjobës, tashmë kjo mundësi hiqet për patentat e lëshuara nga autoritetet shqiptare dhe pezullimi zbatohet automatikisht.

Kodi i ri parashikon edhe gjoba më të larta për tejkalimin e shpejtësisë në zonat e banuara, pranë shkollave, si dhe për garat ose manovrat e rrezikshme me automjete. Gjobat rriten nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Po ashtu, nëse një drejtues kapet dy herë brenda një viti duke përdorur celularin në timon, patenta do t’i pezullohet për tre muaj. Ndalimi i përdorimit të celularit vlen jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për ata që lëvizin me biçikleta, motorë deri në 50 cc dhe monopatina./Tirana Post

Tags: DrejtuesidehurkodirrugorNdryshimePatente
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Moody’s rikonfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë – Stabiliteti ekonomik dhe reformat mbajnë perspektivën “të qëndrueshme”
Aktualitet

Moody’s ndryshon perspektivën për Shqipërinë: Ekonomia shihet me më shumë optimizëm

September 20, 2026
Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve
Destinacione

Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve

September 18, 2026
SHPEJTIM PASJAQA, NGA AKTRIMI DHE FILMI TE ANGAZHIMI PËR TRASHËGIMINË KULTURORE SHQIPTARE
Aktualitet

SHPEJTIM PASJAQA, NGA AKTRIMI DHE FILMI TE ANGAZHIMI PËR TRASHËGIMINË KULTURORE SHQIPTARE

September 15, 2026
10 mijë lekë për hektar – Mbi 20 mijë fermerë përfitues në fazën e parë
Aktualitet

10 mijë lekë për hektar – Mbi 20 mijë fermerë përfitues në fazën e parë

September 15, 2026
Next Post
Publikim i pagave të punonjësve dhe pasaporta digjitale e punësimit, çfarë sjell drafti i ri

Publikim i pagave të punonjësve dhe pasaporta digjitale e punësimit, çfarë sjell drafti i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Robotët humanoidë po hyjnë në industri, por shitjet globale mbeten ende të kufizuara

Robotët humanoidë po hyjnë në industri, por shitjet globale mbeten ende të kufizuara

13 hours ago
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

Google gjobitet me 403 milionë euro në Irlandë për përdorimin e të dhënave të vendndodhjes

14 hours ago
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

14 hours ago
AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

1 day ago
Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset