Simpozium Ndërkombëtar i Artit | Gjilan, 2026
Tetori Rozë është një thirrje për ndërgjegjësim, kujdes dhe dashuri ndaj vetes. Në këtë frymë, simpoziumi ndërkombëtar i artit “Ngjyrat Shërojnë” do të bashkojë në Gjilan artistë nga vende të ndryshme, për të përcjellë përmes artit një mesazh force, shprese dhe solidariteti me gratë dhe vajzat.
Projekti organizohet nga Komuna e Gjilanit, me ideatore dhe organizatore Jalldeze Mustafa, kuratore Anila Hetoja dhe të ftuar në cilësinë e kritikut të artit Prof. Dr. Hajrush Fazliu. I ftuar special është artisti Saimir Strati, i njohur për 11 rekordet e tij në Librin Guinness.
Veprat e artistëve pjesëmarrës do të prezantohen në Galerinë e Arteve në Gjilan, më 15 tetor, në një ekspozitë ku ngjyrat dhe krijimtaria do t’i japin zë ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin.
Kjo nismë fton çdo grua dhe vajzë të mos e neglizhojë veten, të informohet, të kryejë kontrollet e nevojshme dhe të inkurajojë edhe gratë pranë saj të kujdesen për shëndetin e tyre.
Le ta kthejmë këtë muaj në një mesazh dashurie për jetën, shprese dhe solidariteti. Së bashku, përmes artit, i japim ngjyrë këtij misioni












