Vendimet e papritura s’po na lënë të marrim frymë. Moderatorja që bën ndryshimin e rradhës është Bora Zemani, e cila prezanton emisionin ‘Përputhen’ në ‘Top Channel’. Bora është shfaqur në ekran me flokë të gjatë për shumë kohë, por tani e tutje do ta shohim ndryshe.
Në një video të postuar nga vetë moderatorja në InstaStory, ajo tregon se ç’ka bërë sot në ambjentet e sallonit të Sezer Hairstyle. Tepër e lumtur ajo pret flokët me duart e saj, gjë që na bën të ditur se ky vendim ka ardhur me bindje të plotë nga vetë Bora.
Ndoshta ajo ka dashur të bëjë një ndryshim me hyrjen e sezonit të pranverës. Na habiti të gjithëve! A ka rezervuar ajo për ne ndonjë tjetër surprizë? Duket se mbetet për t’u parë. /ProBizz.al/