“Një përndjekës që pretendon se ylli i popit Taylor Swift po komunikon me të në rrjetet sociale u arrestua me një akuzë shkeljeje pasi u përpoq të hynte në apartamentin e këngëtares në Manhattan,”-tha policia të hënën.
“Hanks Johnson, 52 vjeç, u arrestua në orën 20:30 të shtunën, pasi një telefonues i 911 raportoi se ai ndodhej brenda ndërtesës Tribeca të Swift pa leje,”-tregoi një zëdhënës i policisë.
Johnson u akuzua për shkelje kriminale dhe u la i lirë pas një arresti të dielën në mbrëmje. Nuk ishte e qartë nëse ai kishte një avokat që mund të komentonte.
Daily News ka raportuar se jashtë gjykatës, Johnson shfaqi dërgime e mesazheve të drejtpërdrejta në llogarinë e Swift në Instagram dhe pretendoi se sugjerimet e parashikuara të teksteve në telefonin e tij ishin përgjigje nga ajo.
“Ai gjithashtu tregoi një urdhër ndalimi që nuk lejonte që ai të kontaktojë modelet Bella dhe Gigi Hadid, të cilat janë miq të Swift,”-tha gazeta.
Swift, e cila është përsëri në krye të top listave me riregjistrimin e saj të “Fearless” të vitit 2008, përgjatë shumë viteve ka qenë e përndjekur në shtëpitë e saj në të dy brigjet.
“Një tjetër burrë u arrestua për hyrjen dhe flejtjen në apartamentin e saj në New York në 2018,”-tregoi policia.
Burimi: Associated Press