Një mësuese e Edukimit Fizik ka zbuluar gjashtë arsyet pse po dështoni të arrini qëllimet tuaja të peshës dhe fitnesit. Belinda Norton, nga Gold Coast, beson se ka shumë arsye pse numrat në peshore mund të mos lëvizin, por gjashtë prej tyre janë më të zakonshmet që ajo ka parë gjatë gjithë karrierës së saj.
“Këto gjashtë gjëra janë aspektet e sakta që na ndalojnë të mbajmë trupin në formë dhe të mbajmë përbërjen dhe lëvizshmërinë e trupit të shëndetshme“,-shkroi Belinda në faqen e saj të internetit.
1. Shumë sheqer
Arsyeja e parë pse Belinda thotë që nuk po arrini qëllimet tuaja shëndetësore dhe të fitnesit është sepse po hani shumë sheqer. “Sheqeri është pengesa numër një e shëndetit tonë,”-tha 44-vjeçarja.
Ju mund të mendoni se nuk hani aq shumë sheqer, por sheqeri është në gjithçka, duke filluar nga ushqimi dhe pijet që zgjedhim deri tek ushqimet me të cilat e trajtojmë veten në një natë të premte.
“Sheqeri është një shtesë në shumë ushqime i fshehur si ruajtës. Konsumimi i sheqernave të fshehura në ushqimet tona ka pësuar rritje sidomos gjatë këtij viti të kaluar. Ushqimet për të cilat duhet të shikoni veçanërisht janë ato që renditen si “të shëndetshme” përfshirë tasat açai apo ushqimet e paketuara nga supermarketi. Lexoni çdo etiketë dhe krahasoni market, pasi markat më të lira shpesh mbushen me konservantë shtesë dhe sheqerna“-tha Belinda.
“Nëse mund të hani fruta ose perime të papërpunuara në vend të një smoothie ose lëng, atëherë bëjeni atë. Ushqimi i vërtetë është gjithmonë i preferueshëm nga çdo gjë që del nga një pako,”-shtoi mësuesja.
2. Jeta sedentare
Arsyeja e dytë pse ju nuk mund të shihni rezultate në peshore është për shkak të jetës sedentare ose “të ndenjurit”.
“Stili ynë i jetesës ulur është inkurajuar dhe qëndrimi jashtë është dekurajuar për shkak të rregulloreve të qeverisë. Zakonet e reja janë formuar për shumë njerëz dhe shikimi i botës nga një ekran është bërë rutinë. Nëse dëshironi të heqni qafe këtë zakon, atëherë përpiquni ta bëni ves lëvizjen në mënyrë periodike duke vendosur një alarm për të lëvizur çdo dy orë. Dilni jashtë dhe ecni një kilometër ose një milje.”-tha Belinda. “Ju gjithashtu duhet të sfidoni veten për të ecur pak më larg dhe për më gjatë çdo javë.”
3. Mungesa e shtriqjes
Kur bëhet fjalë për stërvitje, ajo pak kohë që bëjmë shpesh nxitohet, dhe kështu që ne nuk e sajojmë dot kohën për nxemje.
“Shtrirja e muskujve tanë është bërë një shpenzim luksoz i kohës, megjithatë është një aktivitet fitnesi falas dhe mënyra më efektive e pastrimit të trupit. Nëse dëshironi të bëheni më fit dhe të humbni peshë, duhet të gjeni kohë për shtriqje dhe pastrimin e trupit nga acidet laktike dhe toksinave. Për të hequr këtë zakon, provoni të shtriqeni në mëngjes ose duke parë shfaqjen tuaj të preferuar televizive. Ju gjithashtu mund të provoni të bëni vetë-masazh me një rul shkume gjatë mbrëmjeve.”
4. Varësia në suplemente
Edhe pse suplementet mund të jenë shtesa perfekte për një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike, varësia te suplementet nuk do ta bëjë trupin tuaj të funksionojë më mirë.
“Kurseni para dhe kohë dhe në vend të kësaj blini ushqime cilësore dhe lëvizni çdo muskul më shpesh çdo ditë. Një suplement është bërë për të rritur dhe përmirësuar zakonet efektive të krijuara me rutinat e ushqimit dhe të fitnesit. Nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe potencialisht të humbni peshë, zgjidhni ushqime që ushqejnë më mirë trupin tuaj dhe shmangni çdo ushqim diete. Perime, fruta, proteina të larta dhe mish pa dhjamë ose peshk, ushqim ose pije pa sheqer dhe pa alkool, alkool i kufizuar janë disa nga vendimet më të mira dietike që mund të merrni për trupin tuaj.”-tregoi Belinda.
5. Moskonsumimi i ujit
Uji është çelësi absolut për shëndet të mirë. Pavarësisht nëse është ngrohtë apo ftohtë, mësuesja e edukimit fizik, tha se duhet të pini nga dy deri në tre litra në ditë: “Pini ujë nëse jeni i lumtur, i trishtuar, i shqetësuar, i frikësuar, pas trajnimit, gjatë dhe para. Nëse keni vështirësi me konsumin e ujit, mundohuni të pini një gotë para dhe pas çdo vakti.”
6. Trajnim i kufizuar i rezistencës trupore
Së fundmi, trajnimi për forcë është thelbësor për rritjen e lëvizshmërisë dhe jetëgjatësisë së trupit tuaj. Belinda tha se do të sigurojë menaxhimin e peshës dhe do të rrisë forcën dhe besimin.
“Përdorni një strategji progresive të mbingarkuar nëse trajnimi juaj i rezistencës nuk po jep rezultat. Kjo do të thotë se kërkohet një rritje në përsëritje ose mbajtja e peshës. Përparoni me një ritëm që ju bën të ndjeni forcën personale.”- shtoi Belinda.
Burimi: Daily Mail