Moderatorja më e përfolur Shqiptare Luana Vjollca, na surprizon këtë verë me nje projekt të ri.
Luanën jemi mësuar ta shohim në programe televizive si dhe në muzikë dhe është një figurë mjaft e dashur për publikun Shqipëtar dhe sidomos me fansat të cilët sic ajo i konsideron si një mbështetje e madhe për të.
Sic duket këtë verë ajo nuk ndalet me sukseset dhe arritjet e saj. Pasi nënshkroi kontraten me një nga kompanitë më të mëdha muzikore në botë “SONY MUSIC”, si dhe u bë imazh I firmës së njohur italiane “COLLINI”, Luana së fundmi sjell një tjetër bashkëpunim.
Bëhët fjalë për bashkëpunim me “IXI Store” për të sjellë koleksionin e saj të çantave e të kapeleve të plazhit, “The Royal Jungle” (Xhungla Mbretërore), e frymëzuar nga lidhja empatike dhe e fuqishme ndërmjet Luanit dhe figurës femërore, kështu duke krijuar një ndërlidhje të forcës, sakrificës dhe guximit.
Luana shprehet se Përmes këtij koleksioni, i cili ndahet në tre kategori së bashku me “IXII STORE”,synojnë të përçojnë një ndjenjë përkatësie, ku secili person mund ta gjejë veten në njërën nga kategoritë, të cilat janë: “Female Power”, “Wild Nature” dhe “Natural Beast”.
Pikturimi me dorë është një element unik i çantave dhe i kapelave, i cili mundëson shfaqjen e identitetit dhe origjinalitetit përmes ngjyrave, paternave të krijuara, si dhe simbolit të Luanit.
“Kjo cantë më reflekton mua” : shkruan Luana në një nga postimet e saj ku na prezanton modelet e cantave dhe kapeleve ,e tashmë më të preferuarit e saj.
/ProBizz/