• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, August 24, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Denaj në takimin e Ministrave të Ballkanit, të krijojmë një treg pune të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës

July 9, 2021
in Aktualitet, Ekonomi, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj po merr pjesë në Takimin e Dytë Ministror të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Punësimin dhe Çështjet Sociale.


Takimi zhvillohet nën kujdesin e Presidencës Sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe organizohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian.


Papunësia e të rinjve është një problem që bën bashkë 27 anëtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.


Në fjalën e saj, Ministrja Denaj nënvizoi se “Shqipëria mbetet e angazhuar për të siguruar integrimin e qëndrueshëm të të rinjve në tregun e punës. Qasja gjithëpërfshirëse është reflektuar në Strategjitë e ndërmarra si dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale. Ligji i ri nr. 15/2019 “Për Nxitjen e Punësimit” ka parashikuar bazën ligjore për Garancinë Rinore por ka ende sfida lidhur me shtrirjen e saj”. Në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm që të rinjtë përballen me nivele më të larta të papunësisë dhe nivele të larta të pasivitetit (krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë së rritur), por një pjesë e konsiderueshme e tyre janë NEET (as në punësim, as në arsim ose trajnim).


Në Shqipëri rritja ekonomike gjatë 7-8 viteve të kaluara u përkthye në rezultate të përmirësuara të tregut të punës për të gjitha grup moshat, përfshirë të rinjtë e vendit. Gjatë viteve të kaluara, papunësia e të rinjve ra ndjeshëm nga një nivel prej 33.2% në 2015 në 21.5% në 2019.


Kriza COVID-19 ndikoi në mënyrë disproporcionale tek të rinjtë dhe ndikimi në tregun e punës do të ndihet për një periudhë të zgjatur. Ne nuk pamë rritje të papunësisë së të rinjve në Shqipëri gjatë vitit 2020, megjithatë, numrat e pasivitetit u rritën ndjeshëm.


Në këtë takim, përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për të krijuar, zbatuar dhe përmirësuar gradualisht skemat e Garancisë Rinore nëpërmjet mbështetjes së Bashkimit Evropian.


Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, botuar nga Komisioni Evropian në Tetor 2020, propozon zbatimin e skemave të Garancisë Rinore në Ballkanin Perëndimor në katër faza gjatë periudhës 2021-27.


“Aktualisht, Shqipëria po mbështetet për Fazën 1 – Planet e Implementimit. Gjithashtu projekti i Asistencës Teknike në Mbështetje të Reformës për Politikat e Punësimit, Arsimit dhe Trajnimit Profesional të financuar nga IPA 2015 deri në fund të vitit 2022, do të mbështesë edhe hartimin e Planit të Implementimit të Garancisë Rinore si dhe përfshin një veprim pilot në shkallë shumë të vogël”, vijoi Ministrja Denaj.


Gjatë këtij takimi, theks i veçantë iu kushtua sfidave demografike dhe rëndësisë së ofrimit të mundësive të punësimit dhe vendeve të punës me cilësi për të gjitha brezat. Përfaqësues të institucioneve të tjera të BE-së, partnerë socialë evropianë dhe federatat evropiane të OJQ-ve morën pjesë në diskutimet mbi këto tema.

Tags: BallkanCovid-19DenajGjitheperfshireseMinistriNxitjePërbashkëtPuneQendrueshemTreg
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Përfitimet shëndetësore të mjaltit
Ekonomi

6% më shumë mjaltë në një vit, Shqipëria shton edhe 58 mijë koshere bletësh

August 22, 2026
Paratë shtohen në qarkullim – BSH: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari
Ekonomi

Paratë shtohen në qarkullim – BSH: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari

August 18, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
BSH: Çmimet e naftës furnizojnë pasiguritë, qiratë dhe ushqimet mbajnë lart inflacionin
Ekonomi

BSH: Çmimet e naftës furnizojnë pasiguritë, qiratë dhe ushqimet mbajnë lart inflacionin

August 14, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Ekonomi

Boom i makinave në Shqipëri/ 58.4 mijë mjete të reja në qarkullim për 7 muaj, Koreja dhe Kina dominojnë importet

August 11, 2026
Next Post
PADITET KËNGËTARJA DUA LIPA.    PAPARACI KËRKON 150.000$ DËMSHPËRBLIM

PADITET KËNGËTARJA DUA LIPA. PAPARACI KËRKON 150.000$ DËMSHPËRBLIM

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin

YouTube ndryshon rregullin e shikimeve: Një video do të numërohet sapo të nisë

23 hours ago
Fëmijët që bëjnë punë shtëpie kanë më shumë gjasa të rriten të suksesshëm

Fëmijët nuk kanë nevojë të jenë të parët: Çfarë mund të mësojmë nga mënyra holandeze e rritjes

1 day ago
Përfitimet shëndetësore të mjaltit

6% më shumë mjaltë në një vit, Shqipëria shton edhe 58 mijë koshere bletësh

2 days ago
Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta

Pse sipërmarrësit që investojnë te njerëzit, para rezultateve, ndërtojnë kompani më të forta

2 days ago
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset