Sipas Metoalb, temperaturat do të pësojnë ulje këtë fundjavë, ku pritet të regjistrohen vlerat maksimale deri në 34 °C.
Metorologu, Hakil Osmani, për televizionin Klan News, thotë se kjo fundjavë do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave ku vlerat maksimale do te shkojnë 33°C dhe 34°C.
“Do ketë reshje shiu në zonat veriore në juglindje të vendit. Të dielën pritet të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe në Shqipëri. Nuk përjashtohen rebeshe afatshkurtra breshëri. Ndërkohë, të shtunën moti paraqitet i qëndrueshëm në zonat jugperëndimore, duke filluar nga Vlora deri në Sarandë, por edhe e diela do ketë mot të mirë, në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë. Reshjet pritet të ndodhin në mesditë.”– tha z.Osmani