Alex Rodriguez nuk heq dorë nga Jennifer Lopez

Alex Rodriguez nuk është gati të heqë dorë nga marrëdhënia e tij me Jennifer Lopez.

Ata të dy filluan të takoheshin në 2017, u fejuan në 2019 dhe u ndanë në fillim të këtij viti, jo shumë kohë pasi dolën raportet që tregonin probleme në lidhjen e tyre.

Në mars, të dy njoftuan se ishin “duke rregulluar disa gjëra” dhe megjithëse u ndanë, duket se Rodriguez, 45 vjeç, është i gatshëm të vazhdojë të mundohet.

A-Rod nuk do që të heqë dorë nga marrëdhënia e tij me J. Lo“,-tha një burim kohët e fundit për Us Weekly. “Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta bërë atë të funksionojë.”

Dyshja, të cilët thanë se do të mbeteshin miq dhe partnerë biznesi, u panë në darkë së bashku vetëm disa ditë më parë në Hotel Bel-Air në Los Angelos, ku thuhet se kishin takimin e parë.

ARod fluturoi për në L.A të enjten në mbrëmje për ta parë atë,”- tha burimi. “JLo ende nuk i beson A-Rod. Ajo është shumë skeptike, por e dëgjoi atë sepse ajo ende ka shumë dashuri për të.

51 vjeçarja, nuk është aq dakord me idenë e një ribashkimi, pasi ajo “nuk është ende e bindur” se ajo dhe Rodriguez mund të zgjidhin çështjet e tyre, megjithëse ai është “i vendosur për ta fituar përsëri”.

Ndërsa arsyeja e saktë për ndarjen e tyre nuk dihet, është raportuar se kishte çështje besimi mes të dyve pas zërave për pabesi nga ana e Rodriguez.

JLo ishte gjithmonë në dijeni të thashethemeve se ai mashtronte ose i dërgonte mesazhe vajzave të tjera. Ju mund të thoni se me siguri kjo gjë luajti një pjesë në arsyen pse fejesa mbaroi,”-tha një burim tjetër më parë. “Ajo dëshiron dikë që ka investuar plotësisht në të dhe dikë që mund t’i besojë kur partneri i saj nuk është afër.”

Burimi: Fox News

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img
spot_img