“Anio Oil&Gas” pranë komunitetit me tri financime të rëndësishme

Alban Peza: Projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen…

Nuk ndodh shpesh që kompanitë, krahas impaktit që japin në punësimin e personave në një zonë të caktuar, të kontribuojnë edhe për mirëqenien e komunitetit për grupe të ndryshme.

Por kjo gjë është kthyer në traditë tashmë nga kompania “Anio Oil&Gas” me administrator sipërmarrësin Alban Peza.

Së fundmi, në muajin janar, tri financime janë finalizuar në ndihmë të komunitetit të Mallakstrës. Konkretisht me fondet e “Anio Oil&Gas” është kryer rikonstruksioni i dhomave të paraburgimit të komisariatit të Mallakstrës, investimi në  laboratorin e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mallakastër, si dhe rehabilitimi i Kopshtit Nr.2 dhe çerdhes së fëmijëve në Lagjen “28 Nëntori”.

Kjo mbeshtetje për këto kategori sjell përmirësim të jetës dhe kushte më të mira.

Konkretisht nisur nga nevoja për ambjente bashkëkohore në komisariatin e policisë Mallakastër, kompania “Anio Oil&Gas”, ndërmori inisiativën për të financuar në rikonstruksionin e dhomave të paraburgimit, në respekt të standarteve për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Këto financime janë janë inspektuar nga administratori i kompanisë Alban Peza, i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë Qerim Ismailaj.

Kryetari i bashkisë Qerim Ismailaj dhe shefi i komisariatit Gerald Toska shprehën falenderimin dhe mirënjohjen për financimin e kryer nga kompania “Anio Oil&Gas”. Për shefin e komisaritit Toska, investimi ishte një nevojë emergjente, vecanërisht për krijimin e ambjenteve të ndara për meshkuj dhe femra.

Administratori i kompanisë “Anio Oil&Gas”, shprehu edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me strukturat lokale në ndihmë të komunitetit, për të lehtësuar nevojat që ato kanë, duke ndihmuar apo financuar, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze.

Pas vizitës në Komisariatin e Mallakstrës, u inspektua edhe laboratori i epidemiologjisë, tashmë i përfunduar, në Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. I amortizuar deri në atë pikë sa nuk mund të kryente më funksionin e tij, laboratori u rehabilitua tërësisht me financimin e Kompanisë “Anio Oil&Gas”.

Për drejtuesit e NjVKSH-së, rikthimi në funksionin e këtij laboratori është një ndihmë e çmuar për komunitetin, nisur edhe nevojat e shpeshta për kryerjen e analizave dhe testeve COVID.

Presidenti Peza konsatatoi dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin me përpikmëri të këtij donacioni, si dhe u shpreh se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Ai u shpreh gjithashtu, se në fokusin e përditshëm të aktivitetit social që zhvillon kompania “Anio Oil&Gas” është reduktimi i efekteve të ndotjes mjedisore dhe zhvillimin e një industrie nafte miqësore me ambjentin.

Në vazhdën e financimeve publike, që kompania “Anio Oil&Gas” ka kryer në Bashkinë e Mallakstrës, është edhe rehabilitimi i ambjenteve të brendshme të Kopshtit Nr.2 dhe çerdhes së lagjes “28 Nëntori”, investim tashmë i përfunduar.

Burimi: Euronews.al