Mësoni të gjitha njohuritë për tregtinë onlinë, trajnim me ekspertë vendas dhe të huaj!
Nëse keni një biznes të vogël apo të mesëm me vendndodhje në Shqipëri dhe operoni duke bërë biznes Online, ky është momenti I duhur për të mësuar gjithcka rreth praktikave më të mira.
Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” në bashkëpunim me Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) do të organizojnë trajnimin e sipërmarrjeve me temë: TREGTIA ONLINE – Sfidat e SME-ve në datat 19, 20 dhe 21 nëntor.
“Sipërmarrje të vogla dhe të mesme do të kenë mundësinë të pajisen me njohuritë bazë lidhur me tregtinë online, barrierat tregtare, standardet, marketingun online, aksesin në financa, praktikat ndërkombëtare të të bërit biznes, në veçanti me Bashkimin Europian, etj. I gjithë informacioni do të ofrohet nga ekspertë të fushave kryesore të digjitalizimit, të e-commerce, të fiskalizimit, të marrëdhënieve tregtare, të menaxhimit financiar si edhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel qendror.”- thuhet në njoftimin e bërë publik nga SME Albania.
Nën trajnimin e ekspertëve vendas dhe të huaj ju do të keni mundësi përgjatë këtyre ditëve të pajiseni me informacionin e detajuar për të rritur produktivitetin në kompaninë tuaj.
Kriteret e aplikimit:
– Përfaqësues/e i/e një biznesi të vogël dhe të mesëm me vendndodhje në Shqipëri;
– E re/i ri që sapo ka themeluar sipërmarrjen e saj/e tij;
– Interes mbi inovacionin, tregtinë online dhe zhvillimin e biznesit;
Afati për aplikim
10 nëntor 2021
/ProBizz.al