Prej pak kohësh në Tiranë është hapur klinika dentare AREL e cila bën pacientë të lumtur çdo ditë. Në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit (Astir) ju mirëpret një staf profesionistësh ku ofrohet shërbim cilësor për të gjitha problematikat e dhëmbëve tuaj. Garanci për cilësinë, çmime të arsyeshme dhe me laborator dentar modern. Në një intervistë për Probizz.al, Elona Bufi, me profesion laborante tregon për iniciativën që mori e nxitur nga familja dhe sidomos nga vajza e saj.
Prej sa vitesh jeni pjesë e mjekësisë dentare?
Jam pjesë e mjekësisë dentare prej 18 vitesh.
Kur dhe si lindi ideja për të hapur klinikën dentare AREL?
Bashkëshorti im qëkur jemi njohur dhe deri sa u vendos (para një viti) më thoshte vazhdimisht se duhet të kisha klinikën time. Kjo për faktin se ne laborantët punojmë orarë pa orarë për klinika të ndryshme dhe pse jo të mos punoja vetëm për klinikën time dhe të mos isha kaq e sforcuar. Megjithëse unë jam pjesë e biznesit prej 12 vitesh si bashkëpronare në laboratorin e vëllait tim. Mendoj se tani erdhi KOHA. Shtysën e fundit ma dha ime bijë Arla, tashmë 11 vjeçe. Një ditë rrugës për në kursin e saj të aktrimit më tha, – Mami pse nuk hap dhe ti një klinikë dhe t’i vendosësh emrin AREL (bashkim emrash) qesha dhe mendova (ëndrra e bashkëshortit) e thënë nga ime bijë vendosi gjithçka. Për një kohë të gjatë isha pak skeptike duke ditur përgjegjësinë që mban mbi supe të paturit një biznes, por sërish nuk u dorëzova dhe ja ku është sot Klinika AREL,me hapa tejet të sigurt drejt të paturit sukses.
Klinika juaj do të jetë një qëndër e specializuar mjekësore që do të ofrojë shërbimet e nevojshme dentare për pacientët. Çfarë stafi keni përzgjedhur si bashkëpuntorët tuaj?
Duke qënë një natyrë detaiste jam munduar të krijoj një staf të komunikueshëm me pacientët si dhe mjaft profesionist në punën që e tyre:
– Arbër Arapi (Kirurg,Implantolog)
– Orgis Dume (Ortodont)
– Aniton Mollaj (Mjek Stomatolog)
– Blerina Xheleshi (Asistente Dentare)
Të gjithë pacientët me probleme të dhëmbëve, pse duhet të drejtohen tek Klinika Arel?
Klinika Arel ofron një gamë të gjërë shërbimesh me materialet më bashkëkohore duke filluar që nga:
– Terapi
– Mbushje Estetike
– Kirurgji
– Implantologji
– Ortodonci
– Ura Metal-Porcelan
– Full-Zirkon
– Proteza të ndryshme
– Trajtime estetike
– Grafi
Duke qënë laborante me një eksperiencë të gjatë pune prej 18 vitesh dhe duke qënë thuajse në çdo moment në klinikë bashkëpunimi stomatolog-laborant në praninë e pacientit krijon tek ai një besim për shërbimin që do të kryejë. Gjatë proçesit të punës çdo gjë është transparente. Grafia është tepër e rëndësishme përsa i përket kontrollit të mbushjes së kanaleve. Një dhëmb i trajtuar mirë ndihmon në jetëgjatësinë e shëndetit oral.
Çmimet janë shqetësimi i çdo pacienti dhe cilësia, a keni çmime të arsyeshme, po oferta meqë jemi në prag të festave të fundvitit? Sa i takon cilësisë a ofroni garanci?
Jemi munduar që të jemi sa më pranë pacientëve përsa u përket çmimeve. Kemi para festat dhe padyshim kemi parashikuar edhe oferta ku do të ketë 20% ulje. Garancia në klinikën tonë është primare duke ditur rëndësinë e dhëmbëve dhe ndikimin e tyre në shëndetin e gjithsecilit nga ne.
Tek ju nuk gjejnë vetëm një klinikë, por edhe laborator dentar modern. Cilat janë avantazhet e tij?
Avantazhi kryesor i të paturit laboratorin brenda klinikës është padyshim shpejtësia e dorëzimit të punës tek pacienti duke ditur se herë-herë vonesa e punimeve i pengon pacientët të kryejnë shërbimet e nevojshme.
Në të ardhmen po planifikoni të bëni pjesë tuajën edhe kirurgjinë estetike apo jo?
Dëshira për të bukurën mbetet dhe pse jo mos ta kem pjesë të biznesit tim duke ditur përmasat që estetika ka marrë në ditët e sotme.
Një informcion të shkurtër në fund për diplomimin dhe karrierën tuaj
Në 2002-2005 kam kryer studimet në shkollën profesionale ‘Safir’ . Nga viti 2005 deri në 2012 kam qënë e punësuar si laborante dentare. Dëshira dhe pasioni që kisha për të qenë këtu ku jam sot më bëri të mos njoh orar në punë apo të harroj praninë e çdo feste. Ambicia për të arritur majat si një teknike mjaft e zonja më bëri nga një proteziste e thjeshtë sot të mbaroj çdo punim përsa i përket një laboratori.
Per të interesuarit:
Adresa : Rruga Sokrat Miho, Kompleksi Fratari, Astir
Nr. tel 0692095616 +33544537524
Instagram: Klinika Dentare Arel https://www.instagram.com/klinika_arel/