“Për të dytën herë radhazi, Banka jonë, OTP Albania zgjidhet banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023 nga “The Banker” revista prestigjioze e Financial Times!”-Kështu shprehet në publikimin e tij CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella teksa shpërndan lajmin e suksesit.
Z. Shella e quan këtë vit të vështirë dhe plot sfida.
“Ky vit për të gjithë ne, punonjësit e Bankës dhe klientët tanë të vyer, nuk ka qenë vit i lehtë. Patëm këtë vit dy momente shumë të rëndësishme përgjatë projektit të bashkimit të bankave, të dyja të natyrës teknike e shumë jetike për bankën. Në të njëjtën kohë duhet të mbanim lart edhe performancën e biznesit, punën tonë të përditshme. Përveç bashkimit të bankave, ne vijuam me realizim të projekteve të tjera për automatizim e digjitalizim. Të gjitha këto janë realizuar duke patur parasysh që në çdo rast të zgjidhnim rrugën më të lehtë për klientët! Gjatë vitit 2023 OTP Albania rriti dhe konsolidoi pozitën e saj në treg si dhe pati rezultate shumë të mira financiare.”- u shpreh Shella.
Arritjet ja dedikon stafit.
“Sot ndihem krenar të ndaj me ju këtë lajm. Ky vlerësim shkon për punonjësit dhe klientët e Bankës OTP Albania. Punonjësve, sepse ata bënë të mundur si përmbylljen e një projekti shumë delikat si bashkimi i bankave, por pa lënë pasdore biznesin i cili u arrit me rezultate shumë të kënaqshme. Dhe Klientëve, sepse na kanë qëndruar pranë dhe përtej vështirësive që mund të kenë hasur, nuk kanë hequr dorë nga ne. Është momenti që besimin e tyre tashmë ta kthejmë me respekt, punë dhe shërbim të lartë ndaj tyre. Suksese dhe kolegeve te OTP slloveni, OTP kroaci dhe OTP Mali i Zi që fituan çmimin për vendet përkatëse!”- tha CEO i OTP Bank Albania.
Por lajmet pozitive nuk mbarojnë këtu. OTP ka projeksione të suksesshme edhe në vijim.
“Viti 2024 do jetë vit edhe më i mirë dhe më i suksesshëm për ne!
Urime OTP Bank Albania!”- përfundon postimin Z. Shella.