Kimikatet e dëmshme dhe toksike do të ndalohen nga lodrat për të mbrojtur më mirë shëndetin e fëmijëve. Rregullat e reja synojnë përmirësimin e sigurisë së produkteve të shitura në tregun europian.
Tani do të ndalohen këto lodra duke përfshirë ata që operojnë në platformat online , thanë përfaqësues nga institucionet e BE-së.
Rregullat e reja përditësojnë Direktivën e Sigurisë së Lodrave të bllokut të vitit 2009 me kufizime të mëtejshme në përdorimin e substancave të rrezikshme.
Komisioni do të jetë në gjendje të reagojë më shpejt ndaj gjetjeve të reja shkencore mbi substancat kimike.
Marrëveshje kufizon më tej përdorimin e konservuesve dhe ndalon aromatikët në lodrat e destinuara për fëmijët nën 3 vjec ose në lodrat e destinuara për tu vendosur në gojë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews për Probizz.al












