Çfarë pritet sot në festivalin e Kanës

Sot nis festivali në Kanë, i cili do të zgjasë deri më 27 maj. Filmi “Jeanne du Barry” do hapë festivalin ku protagonist është Johnny Depp. Sipas mediave të huaja kryetar i jurisë do të jetë kineasti suedez Ruben Ostlund. Mbi Pallatin e Festivaleve është vendosur një poster gjigant i aktores se njohur Catherine Deneuve për kontributin e saj në kinematografinë franceze dhe jo vetëm .

Pjese e festivalit të Kanës do të jenë yje botërore si Leonardo DiCaprio, Natalie Portman e Harrison Ford.