• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Clinton Education Center, themeluesja Irena Ruçi: Nxënësit pas kurseve certifikohen nga një testim ndërkombëtar

February 8, 2024
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Të gjithë nxënësit që mund të kenë mangësi nga lëndët shkollore, tashmë mund t’i drejtohen Clinton Education Center për të maksimizuar njohuritë e tyre. Qendra multifunksionale e kurseve ofron cilësi dhe rezultate. Në një intervistë ekskluzive për Probizz.al, themeluesja Irena Ruçi tregon se përveç fëmijëve dhe adoleshentëve, ka kërkesa edhe nga të rriturit. Po ashtu kurset online në Clinton Education Center po rezultojnë mjaft të suksesshme.

Të ngresh një qendër mësimdhënie është një përgjegjësi e madhe . Pse erdhët tek ky vendim?

Po është shumë e vërtetë. Të ngresh një qendër me në fokus edukimin është një përgjegjësi shumë e madhe. Clinton Education Center erdhi më tepër si një domosdoshmëri në zonën që ne nisëm të operojmë fillimisht.
Duke u marrë me kurse private të gjuhës angleze, për një kohë të shkurtër numri i nxënësve u rrit dukshëm, interesat ishin të larta nga zona e yzberishtit, por jo vetëm. Me një shpejtësi të habitshme pati kërkesa dhe nga zonat përreth.
Për këtë arsye menduam që të sillnim në zonë një qendër multifunksionale me mjedise të përshtatshme dhe sigurisht të pajisura me teknologjinë më të fundit në lidhje me mësimdhënien. Gjithashtu, duke ofruar një numër të gjerë kursesh, ku prindërit dhe fëmijët të gjejnë cdo shërbim të dëshiruar.
Momentalisht Clinton Education është zgjeruar dhe me qendrën e 2-të në zonën e Astirit, me po të njejtat standarte.

Si e shihni rrugëtimin 13 vjeçar të “Clinton Education Center?

Një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë punë, por i mrekullueshëm gjithashtu. Në Clinton kemi dhënë dhe kemi marrë shumë dashuri, është rritur me një përkushtim maksimal nga kushdo që ka qënë pjesë. Ka patur dhe shumë sfida dhe pengesa, por gjithmonë janë kaluar me shumë sukses.

Më shumë kërkesa për regjistrime në kurse keni nga të rritur apo fëmijë?

Fillimisht në fokus kanë qenë kurset e fëmijëve dhe ka vazhduar për një kohë realisht të gjatë. Kërkesat e fëmijëve dhe adoleshentëve kanë qenë të vazhdueshme.
Momentalisht dhe kërkesat nga të rriturit janë shtuar shumë.
Prej 6 vitesh në qendër ka një numër të konsiderueshëm rregjistrimesh nga të rriturit, të cilët vazhdojnë kurset e një gjuhe të huaj. Ditët e sotme në Clinton ka kërkesa të shumta nga të gjitha moshat, fëmijë dhe të rritur gjithashtu.

Ku ndryshon qendra juaj nga qendrat e tjera private të mësimdhënies?

Clinton ka ofruar gjithmon përkushtim dhe cilësi në mësimdhënie. Ambjentet janë të përshtatshme për të gjitha shërbimet, me kushte bashkëkohore dhe të pajisura me teknologjinë më të fundit. Metodat janë të zgjedhura me kujdes, duke vënë në dispozicion libra të cilët janë të paracaktuar për moshat dhe nivelet e ndryshme.
Grupet janë të vogla dhe interaktive.

A ofroni kurse online dhe sa të dobishme janë për fëmijët?

Kohët e fundit më bëhet shumë kjo pyetje. Në Shqipëri janë shumë pesimist në lidhje me kurset online. Kurset Online janë shumë efektive vetëm nëse realizohen në kushte të përshtatshme, me programet e duhura dhe metodat e duhura, për të kryer kursin online.

Ne kemi shumë nxënës të cilët operojnë Online nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe shtete të tjera. Të gjithë kanë arritur rezultate shumë të mira dhe ndjekin kursin për një kohë të gjatë.

Domosdoshmëria për të ndjekur kurse private ka lindur nga mungesa e dijeve të cilat pretendohet të merren në shkolla apo nuk mjafton koha në shkolla për të përfituar njohuritë e nevojshme? Si mendoni ju?

Nuk mund të them me bindje nëse mjafton apo jo koha në shkollë për të marrë njohuritë përkatëse për cdo lëndë, por arsyeja që shumica e fëmijëve ndjekin kurse janë mungesat, boshllëqet e dijeve në lëndët shkollore.
Përveç gjuhëve te huaja të cilat ndiqen rregullisht nga fëmijët që në klasën e parë, në vitet e fundit ka një vrull të madh rregjistrimesh për lëndët shkollore. Sigurisht kemi dhe raste të shumta të nxënësve të cilët ndjekin një kurs për arsye konkurimi në olimpiada ose provime ndërkombëtare. Ose edhe vetëm për të mbajtur nivel maksimal në shkollë.

Cilat janë disa nga sukseset e “Clinton Education Center “ me kursantët e tij?

Pa diskutim testimet ndërkombëtare. Prej kohësh qëllimi i qendrës është që të gjithë nxënësit e Clinton, në fund të niveleve të testohen dhe të certifikohen nga një testim i përjetshëm ndërkombëtar, testime të cilët nuk skadojnë.
Të gjithë nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në këto provime, kanë kaluar me rezultate të larta dhe janë certifikuar nga universiteti i Michigan.

Në maj të 2023 një nga nxënësit tanë arriti pikët maksimale në testimin e realizuar nga qendra e ekzaminimeve dhe certifikimeve Helenic American Union. Bashkë me certifikatën ju dërgua edhe një letër mirënjohjeje.

Adresa:

Rruga Besim Alla, Tirana 1052, Shqipëri

Telefon:

+355 69 293 9325

Email:

clintoncenter.edu@gmail.com

Tags: ClintonEducationCenterhistorisuksesiIrenaRuciqendermultifunksionalekursesh
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës
Evente

Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës

August 11, 2026
Si u bë miliarder Michael Dell
Siperrmarres te suksseshem

Si u bë miliarder Michael Dell

August 3, 2026
Next Post
Pas moshës 40 vjeç ndryshon tretja, ja si duhet të veproni

Pas moshës 40 vjeç ndryshon tretja, ja si duhet të veproni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

4 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

5 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

6 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

1 day ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset