• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

CMIMET GLOBALE TË USHQIMIT BIEN PËR HERË TË PARË NË 12 MUAJ

July 9, 2021
in Ekonomi, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO ra me 2.5 përqind në qershor, pas një viti me rritje të njëpasnjëshme

08 korrik 2021, Romë –  Çmimet globale të mallrave ushqimore ranë në qershor për herë të parë në 12 muaj, sipas raportit publikuar sot nga Kombet e Bashkuara.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO  ishte mesatarisht 124.6 pikë në qershor 2021, me 2.5 përqind rënie nga maji, por gjithsesi 33.9 përqind më lart se niveli i saj në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Rënia në qershor shënoi rënien e parë të indeksit pas dymbëdhjetë rritjesh mujore radhazi.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit FAO ndjek ndryshimet e çmimeve ndërkombëtare të produkteve ushqimore të tregtuara globalisht. Rënia në qershor reflektoi rënien e çmimeve të vajrave bimorë, drithërave dhe një rënie të moderuar të produkteve të qumështit, të cilat kompensojnë kuotimet e larta të mishit dhe sheqerit.

Indeksi i Çmimit të Vajit Vegjetal FAO ra me 9.8 përqind, duke shënuar minimumin e saj prej katër muajsh. Rënia e konsiderueshme nga muaji në muaj reflekton çmimet e ulëta ndërkombëtare të vajrave të palmës, sojës dhe lulediellit.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave FAO shënoi një rënie të moderuar me 2.6 përqind nga maji, por mbeti 33.8 përqind më i lartë se vlera e tij në qershor 2020. Çmimet ndërkombëtare të misrit ranë me 5.0 përqind ndikuar nga rënia e çmimeve në Argjentinë për shkak të furnizimeve në rritje nga korrjet e fundit si rezultat i rendimenteve më të larta nga sa pritej.

Çmimet ndërkombëtare të grurit shënuan një rënie të lehtë me 0.8 përqind në qershor, me një perspektivë të favorshme globale mbështetur nga përmirësimi i perspektivave të prodhimit nga prodhuesit kryesorë, duke tejkaluar ndikimin në rritje nga thatësirat që prekin të korrat në Amerikën e Veriut.

Indeksi i Çmimeve të Qumështit FAO ra me 1 përqind duke shënuar vlerën 119.9 pikë në qershor. Kuotimet ndërkombëtare për të gjitha produktet e qumështit të përfaqësuara në indeks kanë pësuar rënie, kryesuar me gjalpin që regjistroi rënien më të lartë, mbështetur nga rënia e kërkesës globale për import dhe rritjes së lehtë të inventarëve, veçanërisht në Evropë.

Indeksi i Çmimit të Sheqerit FAO lëvizi kundër trendit të përgjithshëm të çmimit të ushqimit, duke u rritur me 0.9 përqind muaj pas muaji, duke shënuar rritjen e tretë radhazi mujore. Pasiguritë mbi ndikimin e kushteve klimatike në rendimentet e kulturave në Brazil, si eksportuesi më i madh i sheqerit në botë, ushtruan presion mbi çmimet.

Indeksi i Çmimeve të Mishit FAO u rrit me 2.1 përqind gjatë qershorit, duke vazhduar rritjet për muajin e nëntë radhazi dhe duke e vendosur indeksin 15.6 përqind mbi vlerën e tij në muajin korresponues të vitit të kaluar, por gjithsesi 8.0 përqind nën kulmin e tij të arritur në gusht 2014.

Inventarët botërore të drithërave priten të rriten për  herë të parë nga viti 2017/18

Parashikimi i FAO për prodhimin botëror të drithërave në 2021 është ulur në nivelin 2 817 milion ton, sipas botimit më të fundit publikuar sot Kërkesa dhe Oferta për Drithëra  Sidoqoftë, vlera mbetet 1.7 përqind, ose 47.8 milion ton, më e lartë se në vitin 2020, e cila do të shënonte një rekord të ri.

Parashikimet për prodhimin botëror të kokrrave të trashë janë ulur në 1 513 milion tonë, 3 milion tonë më ulët nga sa pritej muajin e kaluar. Një ulje e madhe e parashikimit të prodhimit brazilian të misrit përbën pjesën më të madhe të rënies së pritshme globale, me periudha të zgjatura të motit të thatë duke ulur pritjet e rendimentit.

Prodhimi botëror i grurit në 2021 është ulur me 1 milion ton në 784.7 milion ton, akoma 1.2 përqind më i lartë nga viti në vit, ndërsa moti i thatë në Lindjen e Afërt ulin perspektivat e rendimentit.

Në të kundërt, parashikimi i prodhimit global të orizit në 2021 ka pësuar një rritje të lehtë nga qershori, me një rekord prej 519.5 milion ton oriz që pritet të korrret në 2021, me 1.0 përqind nga 2020.

Shfrytëzimi botëror i drithërave në 2021/22 është ulur me 15 milion ton nga muaji i kaluar në 2 810 milion ton, megjithatë akoma 1.5 për qind më i lartë se në 2020/21. Vlerësimi i rënies vjen kryesisht nga përdorimi më i ulët se parashikohej i misrit në Kinë për ushqimin e kafshëve.

Rezervat e drithërave në botë nga mbyllja e sezoneve në 2021/22 tani parashikohet të rriten mbi nivelet e tyre për herë të parë që nga 2017/18, ndjekur trend rritës në 836 milion ton, mbi 2.4 përqind nga niveli relativisht i ngushtë i vitit të kaluar. Rezervat më të larta të misrit të parashikuara në Kinë përbëjnë pjesën më të madhe të rritjes të këtij muaji në inventarët botërorë të drithërave.

Parashikimi i fundit i FAO për tregtinë botërore të drithërave në 2021/22 është rritur lehte4 që nga qershori me 472 milion tonë, drejtuar kryesisht nga blerjet e mëdha të misrit nga Kina duke çuar tregtinë globale të misrit në nivel rekord.

Pasiguria e ushqimit dhe COVID-19

Efektet e pandemisë COVID-19, përsa i përket humbjeve të të ardhurave, kanë përkeqësuar dhe rritur nivelet ekzistuese të pasigurisë ushqimore, sipas raportit të fundit  Perspektivat e Prodhimit dhe Situata e Ushqimit, publikuar gjithashtu të enjten. FAO vlerëson se 45 vende, përfshirë 34 në Afrikë, 9 në Azi dhe 2 në Amerikën Latine dhe Karaibe, kanë nevojë për ndihmë emergjente në ushqim, ndikuar nga konflikte dhe goditje të lidhura me kushtet klimatike që vazhdojnë të risin pasigurinë ushqimore.

Raporti për Perspektivën dhe Situata e Ushqimit ofron të dhënat më të fundit mbi Vendet me Deficit Ushqimor me të Ardhura të Ulëta  (LIFDCs). Sipas vlerësimeve më të fundit, prodhimi i përgjithshëm i drithërave në 47 vende me të ardhura të ulëta parashikohet të bjerë me 2.1 përqind në 2021, në 190 milion ton. Rënia kryesisht lidhet me rëniet e pritshme të prodhimit në vendet e Azisë Lindore të Afërt, veçanërisht në Afganistan dhe Republikën Arabe të Sirisë, ku kushtet e zgjatura të thatësirës ulin rendimentin dhe zbutin perspektivat e prodhimit të këtij viti. Midis LIFDC-ve në Afrikë, reshjet e pakta të shiut në Somali pritet të rezultojnë në një rënie të konsiderueshme të prodhimit në disa vende të Afrikës Perëndimore, ku konfliktet vazhdojnë të shkatërrojnë kapacitetet prodhuese të familjeve bujqësore. Në vendet e Afrikës Jugore, rritjet e prodhimit pritet të rrisin disponueshmërinë e ushqimit të familjeve dhe pjesërisht të kompensojnë disa efekte negative nga pandemia e COVID-19.

45 vendet që kanë nevojë për ndihmë të jashtme për ushqim janë: Afganistan, Bangladesh, Burkina Faso, Burundi, Cabo Verde, Kamerun, Republika e Afrikës Qendrore, Çad, Kongo, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Eritrea, Esëatini , Etiopi, Guinea, Haiti, Irak, Kenia, Liban, Lesoto, Liberi, Libi, Madagaskar, Malavi, Mali, Mauritania, Mozambik, Mianmar, Namibi, Niger, Nigeria, Pakistan, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudani , Republika Arabe Siriane, Republika e Bashkuar e Tanzanisë, Uganda, Venezuela, Jemeni, Zambia dhe Zimbabve.

BURIMI: /fao.org/

Tags: CmimeFAOKerkesaMallNivelOfertaPrespektiveProdhimProdukteRenieUshqimi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Ekonomi

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

September 5, 2026
Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh
Ekonomi

Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

September 3, 2026
Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Ekonomi

Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë

September 2, 2026
Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit
Ekonomi

Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit

August 31, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Profesionistët shqiptarë drejt BE-së – Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë
Ekonomi

Profesionistët shqiptarë drejt BE-së – Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë

August 29, 2026
Next Post
Denaj në takimin e Ministrave të Ballkanit, të krijojmë një treg pune të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës

Denaj në takimin e Ministrave të Ballkanit, të krijojmë një treg pune të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset