• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, September 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Diaspora Hasjane, mur mbrojtës për Bashkinë Has: “Krenaria nuk negociohet”

February 23, 2026
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Njoftime
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Diaspora Hasjane dhe Shoqata Kulturore Atdhetare Hasi organizuan të shtunën e 21 shkurtit një tryezë mjaft të rëndësishme, duke bërë bashkë intelektualë, politikanë të kaheve të ndryshme dhe qytetarë për një kauzë të ngritur së fundmi nga Diaspora Hasjane: mbrojtjen e ekzistencës së Bashkisë Has. Në prag të procesit për reformën e re territoriale, qytetarë, intelektualë dhe përfaqësues të diasporës ngritën zërin e tyre për të kundërshtuar këtë hap, i cili sipas tyre do të kishte pasoja të rënda për të gjithë rajonin.

Një qytetare e pranishme në takim shprehu shqetësimin e saj të thellë duke thënë se “kjo do të jetë një çarje e madhe, lëngim i popullit tonë. Unë nuk dua ta shoh këtë gjë.”

Profesor Nexhat Çoçaj theksoi se një vendim i tillë nuk prek vetëm krahinën e Hasit, por edhe hasjanët në Kosovë, duke i bërë apel parlamentit që ta ketë parasysh këtë dimension kur të marrë vendime.

Uran Derri, Koordinator i Përgjithshëm i Diasporës Hasjane, e cilësoi takimin si paraprirës dhe sensibilizues ndaj reformës, duke shprehur shpresën se nuk do të shkohet drejt atij skenari të padëshiruar. Ai njoftoi se diaspora ka bërë kërkesë për të qenë pjesë dëgjimore në grupet parlamentare dhe në komisionin e reformës, si dhe do të marrë pjesë në dëgjesën publike. Sipas tij, ishte shumë i nevojshëm një sensibilizim masiv i intelektualëve, biznesmenëve dhe i gjithë hasjanëve të ndërgjegjshëm për përjetësimin e identitetit hasjan.

Edmir Dida, në emër të Diasporës, bëri thirrje për bashkim dhe qëndresë të të gjithë hasjanëve për të ruajtur identitetin dhe dinjitetin e Hasit përballë shuarjes institucionale dhe harresës. Ai theksoi se Diaspora Hasjane nuk mund të rrijë në heshtje, sepse çdo Hasjan në Londër, Gjermani apo Amerikë, kur e pyesin nga është, përgjigjet me krenari se është nga Hasi, dhe krenaria nuk negociohet. Ai kujtoi fjalën e urtë se “hasjani mund të varfërohet, por nuk përkulet”, duke theksuar se sot nuk është koha për përçarje, por për bashkim.

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh se Hasi ka rrënjë shumë të hershme dhe po i shtrin ato edhe më tej, jo vetëm në Has, por në Tiranë dhe në diasporë, ku zëri i tyre është mjaft i fuqishëm. Ai shprehu bindjen se nëse do të përdoren politikat e mira dhe do të shfrytëzohen të gjitha resurset që ka territori i bashkisë Has, emigrantët nuk kanë pse të rrinë jashtë, por mund të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre, në trojet e tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, garantoi mbështetjen e forcës së tij politike për ruajtjen e bashkisë, duke theksuar se bashkia Has në reformën administrative territoriale do të trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u riorganizuar në funksion të pushtetit lokal dhe të shërbimit ndaj qytetarëve. Një tjetër deputet i PD-së, Isuf Çela, ripohoi angazhimin e tij duke sjellë shembullin e Francës, ku fshatra të thella me vetëm 300-400 banorë e ruajnë komunën e tyre, sepse qytetari ka nevojë për shërbim.

Drejtuesi politik i qarkut Kukës, Eduard Shalsi, u shpreh se reforma duhet të korrigjojë padrejtësitë, jo të zhdukë bashki që funksionojnë mirë. Ai theksoi se ka marrë dhjetra mesazhe nga Hasjanë të Tiranës, Hasit, Anglisë, Gjermanisë, Francës dhe Durrësit, të shqetësuar për të ardhmen e Hasit, dhe i siguroi ata se Hasi nuk do të asgjësohet e as nuk do të zhduket.

Përfaqësuesi tjetër i Diasporës Hasjane, Misin (Max) Dajçi, tha se reforma territoriale duhet të adresojë seriozisht shpopullimin e Hasit. Ai theksoi se është e domosdoshme të krijohen mundësi të qëndrueshme punësimi për të rinjtë hasjanë, për të parandaluar largimin e tyre, si dhe studentëve hasjanë duhet t’u ofrohen kushte për të nisur dhe ndërtuar karrierën profesionale në Has. Njëkohësisht, politikat zhvillimore duhet të synojnë rikthimin e hasjanëve në vendlindje dhe fuqizimin e jetës ekonomike e shoqërore në Has.

Gjatë takimit u parashtruan pasojat e rënda që do të sillte shkrirja e Bashkisë Has, duke përfshirë dobësimin e mëtejshëm të qeverisjes vendore, përfaqësimin e reduktuar të interesave lokale, humbjen e vendeve të punës në sektorin publik, rritjen e migracionit drejt qyteteve të mëdha dhe rrezikun më të madh të emigrimit të përhershëm jashtë vendit. Pjesëmarrësit theksuan se duke fuqizuar institucionet lokale dhe duke investuar tek të rinjtë, Hasi mund të mbetet një rajon i gjallë dhe i qëndrueshëm.

Ruajtja e Bashkisë së Hasit u cilësua si thelbësore për ruajtjen e identitetit lokal dhe trashëgimisë kulturore, sigurimin e fuqisë vendimmarrëse lokale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik rural, parandalimin e kolapsit demografik dhe forcimin e stabilitetit rajonal. Diaspora Hasjane deklaroi se do të vijojë të ndjekë me përkushtim dhe vigjilencë çdo hap të procesit, deri në sigurimin e plotë se Bashkia Has nuk do të preket nga ndarja e re territoriale. Në këtë mënyrë, një komunitet i tërë është ngritur për të mbrojtur bashkinë e tyre, duke treguar se kur diaspora merr nisma në të mirë të vendit, ajo bëhet një zë i fuqishëm dhe i pathyeshëm për ruajtjen e identitetit dhe të ardhmes së atdheut. Qeveria synon që brenda korrikut të vitit 2026 të ketë gati hartën e re, me synim rritjen e efikasitetit përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2027.

Tags: Diaspora Hasjanene mbrojtje te bashkise HasShoqata Kulturore Atdhetare Hasi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Next Post
Varshavë-Tirane nënshkruan Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë

Varshavë-Tirane nënshkruan Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

44 minutes ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

22 hours ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

24 hours ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

24 hours ago
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

24 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset