• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Digjitalizimi kundrejt parasë fizike

June 14, 2022
in Aktualitet, Ekonomi, LAJM I FUNDIT
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në datën 14 qershor 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë në punimet e Forumit të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (SHSHB), me temë “Digjitalizimi kundrejt parasë fizike”.

Forumi u hap me fjalët përshëndetëse të z. Bledar Shella, Kryetar i SHSHB-së; z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë; zj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dheEkonomisë; dhe të z. Arben Ahmetaj, Zëvendëskryeministërdhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Punimet e këtij forumi u fokusuan në trajtimin e kanaleve alternative të pagesave, uljen e cash-it në ekonomi dhe luftën ndaj informalitetit, si dhe në përdorimin e portalit e-Albania nga bankat.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Guvernatori Sejko vlerësoiorganizimin e këtij forumi si një hap të mëtejshëm dhe rrjedhojë logjike e diskutimeve dhe tryezave të përbashkëta midis sektorit bankar dhe institucioneve shtetërore në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve financiare. 

Në krye të fjalës, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë ka vendosur tashmë një shtrat efektiv për krijimin e një revolucioni digjital në tregun e pagesave, nëpërmjet kuadrit ligjor e rregullativ në fuqi, i cili mund të konsiderohet i përparuar dhe në kontekstin e Bashkimit Evropian. Ndërkohë në nivel rajonal, Shqipëria është vendi i parë që ka miratuar kuadrin e nevojshëm ligjor e rregullativ dhe po nxit zbatimin e “open banking” në treg. 

Në këtë drejtim, Guvernatori vuri theksin në faktin se mbështetja dhe nxitja e pagesave elektronike, si në eksperiencat ndërkombëtare ashtu edhe në kontekstin shqiptar, janë parë si një nga mekanizmat më efikasë dhe të fuqishëmdrejt formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë.

Më tej, ai shpjegoi se ky zhvillim kërkon investime dhe rregullime mjaft komplekse, të cilat do të promovojnë inovacionin në një ambient që do të garantojë siguri maksimale, çka bëhet më domethënëse në rastin e Shqipërisë, ku edukimi dhe përfshirja financiare janë relativisht të ulëta, ndaj nevoja për hedhjen e hapave inovativë dhe të sigurt nga ana e aktorëve të tregut është shumë e rëndësishme.

Në vijim, Guvernatori Sejko shtoi se nga Banka e Shqipërisë janë ndërmarrë edhe një sërë masash rregullative dhe zhvillimesh infrastrukturore, të cilat kanë në fokus pikërisht nxitjen e pagesave elektronike në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël.

Ai nënvizoi se tregu tashmë është ndërgjegjësuar dhe është i vetëdijshëm se digjitalizimi është e ardhmja, jo vetëm si rrjedhojë e revolucionit teknologjik që po ndodh në çdo fushë të jetës, por edhe nga pikëpamja e zhvillimit strategjik të tyre, në kuadër të minimizimit të kostove e rreziqeve të mbartura nga praktikat tradicionale, dhe njëkohësisht të rritjes së produktivitetit efektiv.  

Nëse deri pak vite më parë, pagesa e faturave utilitare, e gjobave, pagesave e tatimeve, doganave dhe sigurimeve shoqërore nëpërmjet internetit dhe celularit dukej një utopi, sot këto shërbime po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim nga publiku i gjerë. Për ta materializuar në shifra këtë zhvillim, vlen të përmendet se në vitin 2012, rreth 96% e transfertaveincioheshin në letër në sportelet e bankave, ndërkohë që sot rreth 50% e transfertave procesohen në distancë. Nëse në llogaritje përfshijmë dhe pagesat me kartë, rezulton se 79% e pagesave dhe transfertave kryhen në distancë dhe vetëm 21% në degët e bankave.

Në këtë këndvështrim, Guvernatori Sejko vlerësoi se bankat mbeten të angazhuara për të akomoduar edhe nevojat e platformës e-Albania, si në kushtet ekzistuese, ashtu edhe pas krijimit të “open banking”. Harmonizimi dhe koordinimi i kësaj platforme me funksionalitetet e sistemit bankar, si dhe dhënia përparësi ndaj zhvillimeve të nevojshme që kërkohen në lidhje me to, do të sjellë jo vetëm një lehtësim dhe ndërveprim më efikas, por edhe shtim të sinergjisë midis të gjitha palëve të përfshira në këto procese. 

Në përfundim, Guvernatori Sejko shprehu dhe një herë angazhimin e plotë të Bankës së Shqipërisë për të mbështetur çdo zhvillim të nevojshëm, me qëllim arritjen e objektivave të synuar, si dhe përgëzoi Shoqatën Shqiptare të Bankave për punën e palodhur dhe të kahershme, duke nxitur dhe mbështetur çdo projekt, iniciativë ose nevojë të evidentuar nga tregu dhe më gjerë.

Tags: Banka e ShqiperiseDigjitalizimGent SejkoGuvernatorPara fizikeParaja
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania
Ekonomi

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

October 25, 2026
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 15 qershor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

16 hours ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

17 hours ago
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

19 hours ago
BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

2 days ago
Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset