• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Yzeiraj për ATSH-në: Shteti garanton deri në 70% të kredive për të nxitur investimet e bizneseve

May 10, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qeveria shqiptare po finalizon një skemë të re mbështetëse për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, me synim rritjen e aksesit në financim dhe nxitjen e investimeve që rrisin produktivitetin e ekonomisë.

Nisma “Dyfisho sipërmarrjen tënde” bazohet në mekanizmin e garancisë sovrane, përmes së cilës shteti shqiptar merr përsipër një pjesë të rrezikut të kredive të dhëna nga bankat tregtare, duke lehtësuar kushtet e kreditimit për sipërmarrjet private.

Në thelb, programi synon të adresojë një nga sfidat kryesore të bizneseve shqiptare, vështirësinë për të siguruar financim, sidomos për sipërmarrjet e reja dhe ato në sektorë si bujqësia, ku mungesa e kolateralit dhe formalizimi i pjesshëm e bëjnë më të vështirë aksesin në kredi bankare.

Në një intervistë për ATSH-në, zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj shpjegoi se skema ndërtohet mbi eksperiencat e mëparshme të garancive sovrane dhe synon të krijojë një instrument më të gjerë dhe më efikas për nxitjen e kreditimit në ekonomi.

“”Dyfisho sipërmarrjen tënde” është një nismë që bazohet në eksperiencat e mëparshme të Ministrisë së Financave me garancitë sovrane. Shteti shqiptar garanton kreditë që kërkojnë sipërmarrësit në sektorin bankar, duke bërë që bankat t’i konsiderojnë ato më pak të rrezikshme dhe të jenë më të predispozuara për të dhënë kredi”, u shpreh Yzeiraj.

Ai sqaroi se në garancinë më të fundit, e cila lidhet me sektorin bujqësor, shteti mbulon deri në 70% të kredisë në rast mospagese, një nivel që sipas tij, është i qëllimshëm për të ruajtur ekuilibrin mes mbështetjes publike dhe rolit të bankave në vlerësimin e riskut.

“Nëse garancia do të ishte 100%, bankat nuk do të kishin më interes për të bërë filtrimin e projekteve. Ne duam që ky filtrim të mbetet detyrë e sektorit privat, ndërsa shteti të lehtësojë aksesin në financim”, theksoi ai.

Yzeiraj shtoi se qëllimi i skemës është jo vetëm rritja e kreditimit, por edhe ulja e normave të interesit, duke e bërë financimin më të përballueshëm për bizneset.

“Duke e pasur shtetin si garant, ulet perceptimi i rrezikut dhe bankat janë më të predispozuara të ofrojnë kredi me norma më të ulëta interesi. Në këtë mënyrë, përmirësohet edhe aksesimi i financës për sipërmarrjet”, tha ai.

Sipas tij, nevoja për një ndërhyrje të tillë vjen nga struktura aktuale e ekonomisë shqiptare, ku shumë biznese të vogla dhe të reja nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat tradicionale të bankave për kolateral.

“Sistemi bankar historikisht është bazuar shumë në kolateral. Kjo krijon vështirësi për bizneset e reja, që shpesh nuk kanë pasuri të mjaftueshme për të garantuar kredinë. Për këtë arsye, ato mbeten më pak të financuara”, shpjegoi Yzeiraj.

Ai shtoi se problematika është e theksuar edhe në sektorin bujqësor, ku niveli i formalizimit, certifikimit dhe mekanizimit është ende në zhvillim, duke e bërë sektorin më të rrezikshëm në “sytë” e bankave.

“Niveli i ulët i formalizimit, mungesa e certifikimeve dhe digjitalizimi i kufizuar kanë bërë që bankat ta perceptojnë bujqësinë si një sektor me risk më të lartë”, tha ai.

Megjithatë, sipas zëvendësministrit, eksperiencat e deritanishme me garancitë sovrane kanë qenë pozitive. Ai bëri të ditur se vetëm në sektorin bujqësor janë disbursuar rreth 8 milionë euro kredi në këta 4-5 muaj.

“Kemi një eksperiencë relativisht pozitive. Një numër sipërmarrjesh të vogla dhe të mesme kanë përfituar kredi përmes kësaj skeme dhe kjo tregon se mekanizmi funksionon”, u shpreh ai.

Yzeiraj konfirmoi se skema aktuale do të jetë funksionale deri në fund të vitit, ndërsa më pas do të vlerësohet mundësia e zgjatjes së saj në varësi të rezultateve dhe nevojave të tregut.

Në lidhje me nismën e re “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ai tha se ajo është ende në fazë finalizimi teknik dhe po diskutohet në detaje me bankat tregtare.

“Ka ende disa elemente për t’u finalizuar. Kryeministri pritet ta prezantojë shumë shpejt këtë program, por aktualisht po diskutojmë detajet e fundit me sistemin bankar”, deklaroi Yzeiraj.

Ai bëri të ditur se fondi total i parashikuar për skemën është rreth 30 milionë euro, ndërsa efekti i saj në ekonomi pritet të jetë më i madh për shkak të mekanizmit të garancisë.

“Në varësi të nivelit të garancisë, që mund të jetë nga 50% deri në 70%, sasia totale e kredive që mund të mobilizohen në ekonomi mund të arrijë deri në 60 milionë euro”, tha ai.

Yzeiraj shtoi se një nga objektivat kryesorë është orientimi i kredive drejt investimeve që rrisin produktivitetin, si linjat e prodhimit, teknologjia dhe digjitalizimi.

“Kreditë nuk do të përdoren për shpenzime operative si paga apo lëndë të para. Po ashtu, blerja e pasurive të paluajtshme nuk do të jetë qëllim kryesor, përveç rasteve kur përbën një pjesë të vogël të një investimi prodhues”, theksoi ai.

Në lidhje me normat e interesit, Yzeiraj sqaroi se ato do të jenë fleksibël dhe të lidhura me nivelin e garancisë dhe strukturën e investimit.

“Aktualisht, për sektorin bujqësor norma është rreth 2%. Në varësi të garancisë, ajo mund të variojë nga 2,5% deri në 3,5%. Sa më e lartë garancia, aq më e ulët norma e interesit”, u shpreh ai.

Zv.ministri Yzeiraj vuri në dukje se nisma është pjesë e një strategjie më të gjerë për përgatitjen e ekonomisë shqiptare për tregun e Bashkimit Europian.

“Qëllimi është që bizneset shqiptare të bëjnë një hap cilësor dhe të rrisin konkurrueshmërinë e tyre. Investimet në produktivitet dhe teknologji janë thelbësore për këtë proces”, deklaroi Yzeiraj./ATSH

Tags: BiznesegarancishtetiSipermarrje
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik
Ekonomi

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

July 17, 2026
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit
Ekonomi

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

July 17, 2026
MARRËVESHJE PËR MBROJTJEN E KARTËMONEDHAVE EURO NGA FALSIFIKIMI
Ekonomi

Shqipëria bëhet gati për adoptimin e euros si monedhë zyrtare – Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullat për kalimin në Eurozonë

July 16, 2026
Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale
Bota

Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale

July 14, 2026
Shtyhet deri me 20 shkurt 2026 afati për deklarimin e inventarit tek Tatimet
Aktualitet

Administrata Tatimore intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri të larta

July 13, 2026
Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?
Bota

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

July 12, 2026
Next Post
Të gjitha gratë në Tokë fitojnë rreth një të tretën e parave që fitojnë burrat

Raporti: 6 në 10 punonjës hezitojnë të flasin hapur në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset