Kohët e fundit pyetja që nuk na ikën nga mendja ka të bëjë me shtatzaninë e reperes së njohur, Loredana. U përfol që ajo mund të jetë në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë.
Një nga fanset e Loredanës ka postuar në platformën ‘TikTok’ një video ku flet për ribashkimin e Mozzik me Loredanën dhe për faktin se kjo e fundit mund të jetë sërish shtatzënë. Loredanës nuk i ka shpëtuar kjo video dhe mbi të gjitha nuk e le pa reagim. Gjë që na futi akoma më shumë në dyshime. “Pra, le të festojmë të gjithë bashkë së shpejti”, – komentoi ajo.
Duket se ajo do të na lërë akoma në suspancë duke mos e konfirmuar një shtatzani të dytë, por as nuk ngurron të fusë dyshime. /ProBizz.al/