• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
E premte, 8 Dhjetor, 2023
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

FMN:Ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga ekonomitë më të forta të rajonit

27 Tetor, 2023
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Deklarata përfundimtare e Misionit të FMN, Neni IV, 2023

Në sajë të  rimëkëmbjes së fortë të turizmit, vitin që shkoi rritja ekonomike i kaloi pritshmëritë duke u rritur  me rreth 5 për qind, ndërsa pozicioni i jashtëm pësoi një përmirësim të dukshëm. Marrë së bashku, konsolidimi fiskal, të ardhurat më të larta dhe vlerësimi i lekut bënë, që raporti i borxhit  publik të kthehej në nivelet para pandemisë. Politika monetare është e fokusuar në mënyrë të  drejtë në uljen e inflacionit, i cili ka rënë gradualisht pasi arriti pikën kulmore, edhe pse në nivel më të ulët krahasuar me vendet e rajonit.  

Perspektiva ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë e shëndoshë. PPB-ja reale parashikohet  

të zgjerohet me 3.6 për qind në 2023 dhe 3.3 për qind në 2024, kryesuar nga një konsum privat  

i qëndrueshëm, me forcimin e konsiderueshëm të turizmit dhe veprimtarisë së ndërtimit. 

Inflacioni qëndron rreth nivelit 4 për qind, në kushte të shtrënguara të tregut të punës, dhe pritet  

të kthehet vetëm gradualisht në objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind në fillim të  

vitit 2025. Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të madh të mundshëm, duke  

qenë se ekonomia vazhdon të jetë e pambrojtur ndaj rreziqeve të goditjeve në sektorin 

energjetik të lidhura me klimën, të ndryshimit të papritur të kahut të kursit të këmbimit dhe një  

inflacioni më të vazhdueshëm. 

Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përparanjë seri reformash, 

për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Një konsolidim ambicioz i  

bazuar në të ardhura do të krijonte hapësirë fiskale për një politikë kundërciklike në të ardhmen  

dhe do të mbështeste politikën monetare. Reformat në të ardhura gjithashtu nevojiten për të  

gjeneruar burime për zhvillimin e kapitalit njerëzor, infrastrukturës dhe për përshtatjen ndaj 

klimës. Progresi i mëtejshëm për de-euroizimin është kritik për forcimin e efektivitetit të politikës  

monetare dhe për të ulur cenueshmërinë e sektorit financiar. Reformat strukturore në sektorët  

fiskale dhe financiarë, në mirëqeverisje, dhe në tregun e punës do të zgjerojnë përfitimet nga  

politikat prudenciale. 

Ruajta e qëndrueshmërisë fiskale 

Autoritetet kanë ndërmarrë një konsolidim të konsiderueshëm fiskal në vitet pas  

pandemisë, me përmirësime të dukshme në mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Me një nivel të pritshëm të balancës primare ndaj PPB-së në 0 në vitin 2023, rregulli fiskal, që  kërkon një balancë primare jo negative pritet të përmbushet një vit përpara afatit. Në skenarin  bazë, misioni parashikon në periudhën afatmesme një konsolidim të mëtejshëm fiskal të  kufizuar, duke qënë se buxheti për vitin 2024 synon një suficit primar të ulët. Borxhi publik pritet  të jetë rreth 60 për qind në fund të 2023 dhe parashikohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën  afatmesme. 

Një përpjekje më e madhe fiskale se parashikimi aktual për 2024, mbetet kritike  ndërkohë, që Shqipëria vijon të përballet me nevoja të larta për financim bruto.

Masa  fiskale neto shtesë, të sjella më afër në kohë, në rreth 1.5 për qind e PBB-së gjatë pesë viteve  të ardhme, do të bënin që borxhi publik të ulej për të arritur synimin e rregullit fiskal prej 45 për  qind, dhe do të pakësonin në menyrë të rëndësishme nevojat për financim bruto. Pjesa më e  madhe e zhvillimeve duhet të vijnë përmes mobilizimit të të ardhurave dhe duhet të plotësohen me përfitime nga efikasiteti i shpenzimeve. Administrimi më i fortë i investimeve publike po ashtu  do të mundësojë shpërndarjen e më shumë burimeve për investime produktive, duke përfshirë  këtu investimet në arsim dhe përshtatjen ndaj klimës. Këto masa duhet të merren në paralel me  zbatimin e strategjisë së menaxhimit të borxhit për të zgjatur maturitetin e borxhit dhe për të ulur  borxhin me norma interesi të ndryshueshme. 

Nevojitet një strategji të ardhurash afatmesme për një konsolidim të besueshëm fiskal. 

Autoritetet kanë miratuar ligje për disa nga reformat në politikat tatimore në përputhje me  asistencën e mëparshme teknike të FMN-së. Miratimi në kohë i masave, që priten të  ndërmerren është shumë i rëndësishëm, përfshirë reformat në taksën e pronës dhe të lojërave  të fatit. Masa që sjellin më shumë të ardhura, të cilat janë lënë pë t’u kryer më vonë, të tilla si  heqja e përjashtimeve të tjera të TVSH-së dhe heqja e shkallës tatimore zero për bizneset e  vogla, mund të merren gjithashtu në konsideratë. Duhet të përfundojë puna për plotësimin e  parakushteve për kryerjen në kohë të reformave në taksën e pronës, duke përfshirë ngritjen e  një kadastre fiskale të centralizuar dhe vendosjen në funksion të saj. Mbledhja e të ardhurave  të mëtejshme do të varet nga forcimi i administrimit të të ardhurave, duke përfshirë rritjen e  pajtueshmërisë tatimore të individëve të pasur dhe nga plani i veprimit për Drejtorinë e  Përgjithshme të Tatimeve. Progresi në këto fusha do të mbështesë gjithashtu përpjekje më të  mëdha për uljen e informalitetit dhe zgjerimin e bazës tatimore. 

Masat afatmesme dhe afatgjata kërkojnë përmirësime të efikasitetit.

Rritjet e fundit të  pagave në sektorin publik dhe indeksimi i inflacionit do të çojnë në rritjen e buxhetit të qeverisë  për pagat. Në mungesë të reformave të mëtejshme, sistemi i pensioneve do të rëndojë edhe  më shumë burimet publike. Pagat më të larta në sektorin publik duhet të shoqërohen me një  rishikim më të gjerë të funksioneve në sektorin publik dhe rritjes së efikasitetit, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe trajnimin në punë. Rishikimi i ardhshëm i  shpenzimeve publike është një mundësi për të nisur reforma, të cilat do të ulin presionet e shpenzimeve afatgjata, duke përfshirë edhe detyrimet e pensioneve. 

Progresi i vazhduar në reformat fiskale strukturore do të ndihmojë në forcimin e  menaxhimit të financave publike.

Bërja funksionale (operacionalizimi) e udhëzimeve për  menaxhimin e investimeve publike do të përmirësojë klasifikimin, menaxhimin dhe monitorimin  e projekteve. Përfshirja e partneriteteve publike-private (PPP) në kuadrin e zakonshëm të  investimeve publike dhe në proceset buxhetore është nevojë urgjente dhe për këtë duhen  ndryshime ligjore. Publikimi i planifikuar i një pasqyre të vecantë të rreziqeve fiskale në vitin  2024 është një hap i rëndësishëm drejt monitorimit të ardhshëm të rreziqeve fiskale, duke  përfshirë rreziqet, që rrjedhin nga PPP-të, detyrimet kontigjente të nënkuptuara dhe ato ligjore, dhe ndërmarrjet me pronësi shtetërore. Pasqyra e rreziqeve fiskale duhet gjithashtu të  identifikojë qartë masat për uljen e rreziqeve, duke përfshirë shtimin e mbikëqyrjes dhe  mirëqeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore.

Ekspozimi i Shqipërisë ndaj klimës kërkon ndërmarrjen e veprimeve në kohën e duhur.

Duke marrë parasysh rolin tejet të madh të energjisë nga burimet ujore dhe varësinë e ndërmarrjeve shtetërore të energjisë nga mbështetja publike, rregullimet graduale të tarifave në  nivelet e reflektimit të kostos janë të nevojshme, së bashku me masa plotësuese për të  mbështetur grupet në nevojë. Gjithashtu është me rëndësi të madhe të rritet transparenca e  sektorit energjitik dhe mirëqeverisja e ndërmarrjeve me pronësi shtetërore. Në këtë kuadër,  përpjekjet për të zhvilluar burime të rinovueshme energjie janë një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi dhe integrimi i Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike 2030 në procesin  buxhetor dhe planifikimin afatmesëm do të ndihmojnë për të drejtuar burimet drejt prioriteteve  të gjelbra. 

Ulja e inflacionit duke përfituar nga përfitimet e regjimit të kursit të lirë të këmbimit 

Kthimi i inflacionit në objektivin e synuar me gjasa do të kërkojë disa rritje të mëtejshme të normës bazë. Pas një rritjeje prej 250 pikë bazë në 3 për qind, Banka e Shqipërisë në mënyrë  të drejtë ndaloi rritjen e normës bazë në mars, në kontekstin e inflacionit në rënie dhe të  vlerësimit të fortë të lekut. Me rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste, në kushtet e  shtrëngimit të tregut të punës dhe me normat reale të interesit ende negative, ka hapësira për  rritje të mëtejshme të normës bazë. Një rritje graduale e normës bazë drejt një pozicioni neutral  – vlerësuar në rreth 4.5 për qind—do të ndihmonte kthimin e inflacionit në objektivin e synuar  në fillim të 2025. Megjithatë, ka pasiguri në lidhje me ecurinë e inflacionit dhe një qasje elastike që lejon vendimmarrje mbi normën bazë takim pas takimi, do të ishte e përshtatshme. Banka e  Shqipërisë ka një pozicion të fortë të kapitalit dhe rezervës ligjore, dhe njohja e humbjeve të  parealizuara si pasojë e rivlerësimit në kohët e fundit nuk duhet ta shkëpusë atë nga fokusi për  të arritur objektivin e inflacionit. 

Kursi i lirë i këmbimit duhet të mbetet amortizatori kryesor i goditjeve, me ndërhyrje në tregjet e këmbimit valutor të kufizuara për t’iu përgjigjur kushteve të çrregullta të tregut. Ndonëse leku ka pasur një prirje graduale mbiçmuese që nga 2015, në përputhje me përmirësimin e fondamenteve të ekonomisë, mbiçmimi i theksuar nga 2022 kërkon vigjilencë, duke pasur parasysh rrezikun e një përmbysjeje të papritur të situatës. De-euronizimi i  mëtejshëm i ekonomisë do të maksimizonte përfitimet nga kursi i lirë i këmbimit dhe regjimi i  shenjëstrimit të inflacionit. Përveç masave të marra nga BSH-ja, një de-euroizim efektiv duhet  të mbështetet nga veprime të qeverisë për të nxitur përdorimin e monedhës vendase në vendosjen e çmimeve dhe pagesat e mallrave të patregueshme. 

Ruajtja e stabilitetit financiar 

Sektori financiar mbetet kryesisht i qendrueshëm, por vijon të ketë hapësira cenueshmërie. Mjaftushmëria e kapitalit të sistemit bankar në tërësi është mbi nivelet e  kërkuara dhe rentabiliteti e cilësia e aktiveve janë përmirësuar. Megjithatë, ka hapësirë për  forcim të mëtejshëm të pozicionit të kapitalit të disa bankave, dhe sektori vazhdon të përballet  me rreziqe të mbetura nga roli tejet i madh i letrave me vlerë të qeverisë në portofolet e bankave dhe ekspozimi ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, duke konsideruar ende në nivele të larta kredinë e pambrojtur ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit. Edhe pse ka pasur luhatje në 2022 në  disa institucione financiare jo banka, sektori nuk ka gjasa të paraqesë rreziqe sistemike, duke  marrë parasysh përmasat e tij të vogla. 

Vijimi i një mbikëqyrjeje fleksibël dhe shtimi i instrumenteve prudenciale do të ndihmojë  në kapërcimin e pasigurive aktuale financiare dhe ekonomike. Heterogjeniteti i bankave  kërkon provigjione të vazhdueshme prudenciale rast pas rasti si edhe rishikime të fokusuara të  cilësisë së aktiveve, të kryera në kohën e duhur. BSH duhet të vazhdojë përpjekjet për  përforcimin e shtesave të kapitalit bankar, duke përfshirë pezullimin e përkohshëm të  dividentëve për bankat që nuk plotësojnë detyrimet. Kuadri rregullator, i miratuar së fundmi, i  cili mbledh të dhëna për raportet e huasë ndaj vlerës së pronës dhe të borxhit ndaj të ardhurave është kyç për njohjen e instrumenteve të mbështetur tek huadhënësi. Kërkesa të diferencuara për instrumente të tilla sipas monedhave të huaja dhe vendase, do të ndihmonin zbutjen e rreziqeve nga huadhënia në monedhë të huaj. Gjatë periudhës afatmesme, mund të merret në  konsideratë një shtesë pozitive kundërciklike e kapitalit për mbështetjen e mëtejshme të  stabilitetit financiar. 

Progresi i qëndrueshëm i reformave financiare strukturore do të ndihmonte në forcimin  e arritjeve të mëparshme. Fushat kyçe përfshijnë: (i) harmonizimin e kornizave mbikëqyrëse  dhe rregullatore me standardet e BE-së, duke përfshirë ato të lidhura me rreziqet kibernetike  dhe klimatike, (ii) vazhdimin e forcimit të regjimit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, duke  përfshirë ristrukturimin e kredive jashtë gjykatës, (iii) vazhdimin e promovimit të mirëqeverisjes  së korportave në sektorin financiar, dhe (iv) thellimin gradual të tregjeve të kapitalit, duke  përfshirë rritjen e likuiditetit në tregjet dytësore të letrave me vlerë të qeverisë. 

Nxitja e rritjes gjithëpërfshirëse 

Shqipëria ka hasur vështirësi në mbylljen e hendekut të të ardhurave me vendet e BE së. Informaliteti, mangësitë në mirëqeverisje dhe në shtetin e së drejtës, dobësitë në tregun e  punës, hendeqet në infrastrukturë dhe presionet demografike kanë penguar shpërndarjen  efikase të burimeve dhe kanë frenuar produktivitetin. 

Duke i ditur këto probleme, autoritetet kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara në disa  fusha kyçe. Falë progresit të konsiderueshëm në adresimin e mangësive për parandalimin e  pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) ka  njoftuar së fundi se Shqipëria do të dalë nga lista e juridiksioneve nën monitorim të shtuar. Programi gjithëpërfshirës i reformës gjyqësore ka përparuar në mënyrë të qendrueshme. Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe e Aftësimit po ashtu me të drejtë kërkon të forcojë  trajnimin profesional, rritjen e aftësimit dhe gjithëpërfshirjen. 

Përmirësimet e mëtejshme në mirëqeverisje dhe shtetin e së drejtës do ta përmirësojnë  mjedisin e biznesit. Reforma e gjyqësorit duhet të përfundojnë brenda afatit kushtetues, dhjetor 2024, dhe të mbështetet me masa për përmirësimin e efikasitetit të gjykatave dhe  adresimin e çështjeve të prapambetura gjyqësore. Struktura kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar (SPAK) duhet të ketë burime të mjaftueshme për të përmbushur mandatin e vet. Puna duhet të rifillojë për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2023‒30 dhe zbatimin e rekomandimeve të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit në Këshillin e Evropës (GRECO), duke përfshirë ato që lidhen me reformat e policisë dhe kufizimet e punësimit pas  mbajtjes së detyrës për anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe këshilltarët politikë. 

Zbatimi i vendosur i politikave për zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor duhet të  nxisë rritjen potenciale dhe të përmirësojë standardet e jetesës. Fushat kyçe përfshijnë (i)  modernizimin e kurrikulës arsimore, (ii) përmirësimin e përshtatshmërisë së tregut të punës dhe  cilësisë së arsimit dhe trajnimit profesional, (iii) investimin në aftësitë digjitale dhe (iv) nxitjen e  mjedisit kërkimor dhe zhvillimor (R&D), duke ushqyer novacionet. Masat për nxitjen e  pjesëmarrjes në forcat e punës së grave, përfshirë rritjen e qasjes në kujdesin për fëmijët, do të  ndihmojë në ngushtimin e hendekut gjinor, që mbizotëron për gratë pa arsim universitar. Duhet  të ketë burime të mjaftueshme buxhetore dhe mekanizma monitorues për të siguruar, që  përpjekjet e autoriteteve në këto fusha të përkthehen në rezultate më të mira.  

Tags: FMNMisionParashikimShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Rama: Shqipëria do jetë kampione e turizmit në rajon
Aktualitet

“Shqipëria thyen parashikimet, 9.53 milionë turistë të huaj deri në nëntor”

8 Dhjetor, 2023
Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor, inflacioni, arrin 3.9%
Aktualitet

Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor, inflacioni, arrin 3.9%

8 Dhjetor, 2023
Nis instalimi i paneleve diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër
Aktualitet

Nis instalimi i paneleve diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër

8 Dhjetor, 2023
Dr. Skender Murtezani me anëtarët e “Vatra Queens” kërkojnë të sjellin eshtrat e At Fan Nolit në Shqipëri
Aktualitet

Dr. Skender Murtezani me anëtarët e “Vatra Queens” kërkojnë të sjellin eshtrat e At Fan Nolit në Shqipëri

7 Dhjetor, 2023
Transumanca futet në UNESCO pas xhubletës
Aktualitet

Transumanca futet në UNESCO pas xhubletës

6 Dhjetor, 2023
Rama: Zona historike e Zdrales do të transformohet me një aktivitet të gjerë tregtar
Aktualitet

Rama: Zona historike e Zdrales do të transformohet me një aktivitet të gjerë tregtar

5 Dhjetor, 2023
Next Post
Shqiptarja Mira Murati krah për krah me Bill Gates

Shqiptarja Mira Murati krah për krah me Bill Gates

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TE FUNDIT

Një festë fundviti me kolektivin me pishina, xhakuzi, akomodim? Adriatik Hotel ju mirëpret me paketat speciale

Një festë fundviti me kolektivin me pishina, xhakuzi, akomodim? Adriatik Hotel ju mirëpret me paketat speciale

1 orë ago
Rama: Shqipëria do jetë kampione e turizmit në rajon

“Shqipëria thyen parashikimet, 9.53 milionë turistë të huaj deri në nëntor”

3 orë ago
Investoni për të ardhmen, regjistrohuni në Edart Institute

Investoni për të ardhmen, regjistrohuni në Edart Institute

5 orë ago
Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor, inflacioni, arrin 3.9%

Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor, inflacioni, arrin 3.9%

5 orë ago
Nis instalimi i paneleve diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër

Nis instalimi i paneleve diellore në institucionet e arsimit publik në Shkodër

5 orë ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2023 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency dhe Entrenovu.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2023 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency dhe Entrenovu.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In