Në një intervistë për Entertainment Tonight , këngëtari Elton John i pyetur nëse ka ndërmend të shkojë nëpër koncerte ai u përgjigj jo.
Ndërsa bashkëshorti i tij , David Furnish deklaroi se ata kanë djemtë në moshën e adoleshencës dhe duan të jenë më shumë afër tyre.
Këngëtari John është shprehur se për shumë vite me radhë ka marrë pjesë nëpër turne dhe tani dëshiron t’i përkushtohet familjes.
John dhe Furnish janë martuar që nga viti 2014. Së bashku, ata kanë djemtë Zachary Jackson, 13 vjeç dhe Elijah Joseph, 11 vjeç.