• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, September 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Emrah Bilalli, një emër në ngjitje i letërsisë bashkëkohore shqiptare

June 18, 2026
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Emrah Bilalli lindi më 1 shtator 1988 në qytetin e Kumanovës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në vendlindje, ndërsa studimet universitare në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Konevski” – Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare në Shkup, ku u diplomua si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqiptare në vitin akademik 2010/2011.

Studimet pasuniversitare i vijon në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në drejtimin “Kulturologji”, fusha studimore në shkencat humane dhe sociale.

Prej vitit 2018, punon në arsimin fillor si mësimdhënës i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqiptare në SHFK “Jeronim de Rada”, në Çerkez të Kumanovës. Në vitin 2022, është zgjedhur anëtar dhe koordinator i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” (Kumanovë–Likovë) për organizimin e kuizeve të diturisë dhe festave kombëtare. Në vitin 2024, u zgjodh në cilësinë e sekretarit të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Jehona e Karadakut” në Kumanovë, ku shërben edhe si moderator i të gjitha takimeve poetike dhe kulturore.

Gjatë veprimtarisë së tij, i udhëhequr nga një pasion dhe energji e pashoqe, ka shërbyer për dy vite edhe në sferën e klericizmit si thirrës i ezanit në “Xhaminë e Re” në Kumanovë, i autorizuar si muezin nga Bashkësia Fetare Islame e qytetit.

Përveç mësimdhënies dhe krijimtarisë, Bilalli ushtron edhe veprimtari mediatike si gazetar dhe korrespondent për qytetin e Kumanovës në televizionin kombëtar “Alsat-M”. Në kuadër të emisionit “Ditë e Re”, ai ka realizuar rubrika të rëndësishme kulturore si: “Këndi i librit”, “Talentët e rinj”, “40 pyetje për 40 vetë”, “Mes librash” dhe ciklin e veçantë kushtuar trashëgimisë “Shpirtërorja mes nesh”.

Aktivitetet letrare kanë qenë pjesë përbërëse e jetës së tij që në shkollën fillore, fillimisht në grupet letrare me interpretime poezish dhe moderim programesh artistike. Në moshën 15-vjeçare nisi të merret me krijimtari artistike, duke lëvruar veçanërisht poezinë dhe prozën. Krijimet e tij janë botuar në revista të njohura për letërsi, shkencë dhe kulturë, si: “Doruntina” (Kumanovë), “Heshtja” (Shkup), “Jetë studentore” (Shqipëri), “Agmia” (Gjilan), “Allmanak” (Tetovë), “Metamorfozat e vjeshtës” (Viti), si dhe në gazetën “Nacional” (Tiranë) e në platforma të ndryshme elektronike. Ai zotëron gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe angleze.

U vlerësua me disa çmime dhe mirënjohje:

-Vendi i dytë “Pena ime” – Konkursi i organizuar nga “Jehona e Karadakut”, Kumanovë (2019);

-Çmimi “Premtimi poetik” – Takimet “Pranvera poetike në Likovë” (2024);

-Çmimi “Anëtar Nderi” – Takimet Poetike të Sharrit, Tetovë (2024);

-Çmimi Inkurajues – Konkursi mbarëkombëtar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit (2025);

-Mirënjohje nga USAID dhe komuna e Kumanovës e Gjilanit për shkëmbime kulturore, etj.

Emrah Bilalli ka qenë pjesëmarrës në konferenca ndërkombëtare, seminare dhe festivale poetike (përfshirë “Ditët e Naimit”) në vende të ndryshme si: Maqedoni e Veriut, Kosovë, Shqipëri, Turqi, Mal i Zi, Kroaci, Bosnjë, Sllovaki, Austri dhe Norvegji.

Libri “Pas shumë kilometrash” botuar nga KSh “Jehona e Karadakut” në Kumanovë (2026), është përmbledhja e parë poetike e autorit Emrah Bilalli.

Tags: bashkekohoreEmrahBilalliletersiShqiptare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës
Evente

Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës

August 11, 2026
Si u bë miliarder Michael Dell
Siperrmarres te suksseshem

Si u bë miliarder Michael Dell

August 3, 2026
Next Post
Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe Shqipëri

A dimë vërtet të pushojmë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

5 minutes ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

21 hours ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

23 hours ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

23 hours ago
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

23 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset