• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Ermand Mertenika: Njihuni me aparaturën e Anestezisë e cila ju mban në “gjumë” gjatë operacionit

June 23, 2021
in Intervista, Keshilla Shendeti, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Ermand Mertenika (Inxhinier Biomjekësor)

Siç e dimë një pacient i cili do të kryejë një operacion apo kirurgji invazive, aplikimi i narkozës ose anestezisë gjenerale është e rëndësishme. Anestezia shkakton paralizë të përkohshme duke e çuar pacientin siç i themi ndryshe në “Gjumë të menaxhuar” dhe e mban pacientin në mënyrë të kontrolluar deri në momentin e përfundimit te operacionit kirurgjikal.

Aplikimi i anestezisë realizohet në rastin e kryerjes së një operacioni kirurgjikal sa më efektiv, pa dhimbje dhe për t’i dhënë mundësinë kirurgut të procedojë në mënyrë sa më optimale. 

Por çfarë është anestezia dhe aparatura e anestezisë dhe si funksionon ajo? 

Aparatura e Anestezisë është aparatura më e rëndësishme mjekësore e cila ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejt në jetën e pacientit. Ajo shkakton paralizë temporare e menaxhuar, e cila aplikohet te pacienti përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Aktualisht Anestezia kategorizohet në tre mënyra aplikimi. 

  • Anestezia Lokale (e cila aplikohet për ndonjë ndërhyrje të lehtë invazive, ajo shkakton mpirje të zonës ku do procedohet ndërhyrja e lehte dhe përbërjet kimike më të aplikuara të anestezisë lokale janë: Lidokaina, Mepivakaina, Prokaina etj., të cilat kanë efekt të shpejtë në mpirjen e zonës ku do aplikohet ndërhyrja e lehtë.
  • Anestezia Rajonale është një tipopologji anestetike, e cila ndikon në mpirjen lokale të një zone të madhe të trupit përpara ndërhyrjes kirurgjikale.Përbërjet kimike të cilët aplikohen janë: bupivakaina, fentalini të cilët kanë një efektivitet të shpejtë në mpirje (Paraliza temporare).
  • Anestezia gjenerale, e përgjithshme është tipologjia e paralizës temporare të përgjithshme të organizmit, ndryshe e thënë vënia në gjumë të menaxhuar të pacientit përpara ndërhyrjes kirurgjikale, kuptohet që kemi të bëjmë me ndërhyrje kirurgjikale invazive të mëdha ku paraliza temporare e menaxhuare organizmit është mandatore (shumë e rëndësishme të përdoret). 

Përbërjet kimike të cilat aplikohen për anestezinë e përgjithshme janë: Oksidi i Azotit, Eteri, Halotani, Izoflurani, Sevoflurani, Enflurani, Desflurani etj.

Anestezia e përgjithshme aplikohet në dy mënyra:

  1. Me anë të inhalimit, pra thithjes së gazeve anestetike dhe oksigjenit, duke absorbuar elementet anestetike të përmendur më parë për t’i humbur koshiencën pacientit përpara operacionit.
  2. Me anë të injektimit intravenoz, të cilët aplikohen medikamente kimike të tjera si: tiopenton, ketaminë, fentalinë, për të shpejtuar procesin e paralizës ose vënies në gjumë të pacientit. 

Sistemi i anestezisë është një aparaturë shumë e komplikuar, e cila ndërthur në një raport shumë të saktë dhe të caktuar elementet si Oksigjen, Ajër dhe Gazet Anestetike (përbërjet e azotit) në organizmin e njeriut.

Aparatura e Anestezisë përbëhet nga katër pjesë kryesore 
1 – Respiratori i integruar në sistem dhe sistemi i inhalimit të gazit anestetik 
2 – Miksuesi, përzierësi i gazeve të anestezisë 
3 – Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lagështisë 
4 – Monitori i pacientit i cili vazhdimisht monitoron vlerat jetike të pacientit gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

  1. Respiratori i integruar dhe sistemi i inhalimit të raportit të gazeve anestetike. Gjatë procesit të anestezisë ndodh që pacienti nuk mund të realizojë frymëmarrje të kontrolluar dhe është e rëndësishme aplikimi i ventilatorit të reanimacionit të integruar në sistemin e anestezisë, duke ndihmuar fryme-shkëmbimin e pacientit.
  2. Sistemi i miksimit të gazeve anestetike shërben për të përzier gazet në një raport shumë të saktë për ta aplikuar tek pacienti nëpërmjet frymëmarrjes. Sistemi i aplikimit intravenoz i përbërjeve anestetike shërben për të injektuar këtë përbërje nëpërmjet venave.
  3. Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lagështisë është një strukturë e mbushur me Hidroksid Kaliumi ose Hidroksid Natriumi për të përthithur lagështirën dhe dioksidin e karbonit.
  4. Monitori i pacientit është shumë i rëndësishëm në sistemin e anestezisë, pasi monitoron në mënyrë shumë të saktë vlerat jetësore të pacientit gjatë kirurgjisë.

Rëndësia e aplikimit të saktë dhe të kujdesshëm të aparaturës së anestezisë

Pasi kontrolli teknik është realizuar nga Inxhinieri Biomjekësor do realizohet aplikimi i anestezisë nga mjeku reanimator, ose anestezisti i trajnuar mirë, sepse është shumë e rëndësishëm përcaktimi i raportit të gazeve anestetike, të cilët do aplikohet te pacienti, pasi një raport qoftë edhe i vogël dhe i gabuar mund të shkaktojë gjendjen akute të pacientit gjatë operacionit, duke e çuar në vdekje të menjëhershme.

Krahas Respiratorëve, aparatura e anestezisë duhet të mirëmbahet, të pastrohet, të konfigurohet dhe kalibrohet në mënyrë të vazhdueshme dhe kujdesi në përdorim duhet të jetë shumë i madh, pasi është një aparaturë e ndërhyrjes së drejtpërdrejte tek pacienti gjatë kirurgjisë, duke e menaxhuar paralizën e përkohshme të pacientit. Trajnimi i mjekut reanimator dhe anestezist është shumë i rëndësishëm, pasi një gabim i vogël në menaxhimin jo të mirë të pajisjes mund të shkaktojë një situatë emergjente te pacienti.

Shkaqet e humbjes së jetëve të pacienteve nga anestezia

  1. Dështimi i qarkullimit të gjakut si rezultati i hipovelamisë në përzierje me gazet anestetike nga mbidoza (Overdoza e gazeve anestetike).
  2. Hipoksia, rënia e oksigjenit në gjak dhe Hipoventilimi, ventilimi i ulët i respiratorit.
  3. Hipertermia Malinje, një sëmundje e rrallë gjenetikisht e trashëgueshme e cila ka të bëjë me rritjen e lartë të temperaturës nga përbërjet kimike të anestezisë.
  4. Mungesa e vigjilencës së mirëmbajtjes së raportit të gazeve apo produkteve anestetike gjatë kirurgjisë. Përpara aplikimit të anestezisë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave të gjakut dhe të gazeve në gjak, pasi në varësi të këtyre analizave përcaktohen raportet anestetike të elementeve kimike të cilët do aplikohen te pacienti përpara kryerjes së procedurës kirurgjikale./ProBizz.al/

Tags: AnesteziAparatureAplikimErmand MertenikaGjumeInxhinier BiomjekesorMetodeNarkozeNderhyrjeOperacion
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave
Keshilla Shendeti

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

October 19, 2026
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit
Keshilla Shendeti

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

October 18, 2026
Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 24 Qershor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

12 hours ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

13 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

14 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

2 days ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset