Eventi më i madh muzikor do të organizohet në Sarandë për tre ditë radhazi

Saranda do të presë për tre ditë me radhe festivalin e muzikës “Solar”. Kjo u njoftua nga ministrja e Kulturës dhe Turizmit Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale e cila ka shpërndarë edhe videon promovuese për festivalin.

Plot argëtim, muzikë, e shumë surpriza të tjera në eventin më të madh muzikor që ndez Sarandën në fundjavën e fundit të gushtit”, shkruan Kumbaro.

“Solar Music Festival” do të sjellë në qytetin e bregdetar të Sarandës DJ botëror, artistë dhe muzikantë të njohur.