Nga 2 janari, në ekranin e ‘Top Channel’ ka nisur një reality show që do përmbushte dëshirat e fëmijëve shqiptarë. Formati i ri në ‘Top Channel’ iu besua tërësisht këtë sezon Fjoralba Ponarit.
Ndërsa sot ‘Më thuaj një dëshirë’ i ka ardhur fundi. Ajo e mbylli sezonin e parë në një mënyrë të veçantë së bashku me fëmijët e dëshirat e tyre frymëzuese. Lotët nga Fjoralba nuk munguan teksa ajo falenderonte të gjithë stafin, publikun dhe të vegjëlit për mbështetjen e emocionet. Lajmi i mirë ishte se ajo do të rikthehet në ekran me sezonin e dytë të emisionit.
Që në puntatën e parë ky projekt bëri bujë duke kaluar pritshmëritë. Pjesëmarrja e fëmijëve, të cilët sollën në ekran historitë e tyre, në programin ‘Më thuaj një dëshirë’ bëri të mundur pëlqimin e menjëhershëm nga publiku.
Fjoralba, duke përcjellur vetëm çiltërsi në publik, ishte dëshmia e përshtatjes me çdo detyrë që të jepet pa pasur nevojë për filtra. /Probizz.al/