• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Gati 30% e qytetarëve informohen nga rrjetet sociale/ Google vijon të mbetet burimi më i përdorur i informacionit

June 4, 2026
in Social media
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shqiptarët vazhdojnë të mbështeten kryesisht te motorët e kërkimit për të gjetur informacion në internet, ndërsa chatbot-et e inteligjencës artificiale mbeten ende një mjet me përdorim shumë të kufizuar. Të dhënat e StatCounter për majin e vitit 2026 tregojnë se platformat e kërkimit zotërojnë 70.04% të tregut të referimeve online në Shqipëri.

Nga ana tjetër, rrjetet sociale përbëjnë 29.71% të tregut, duke mbetur një kanal i rëndësishëm për zbulimin e përmbajtjes dhe informacionit. Megjithatë, pesha e tyre ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit, teksa motorët e kërkimit kanë fituar terren.

Ndërkohë, chatbot-et e bazuara në inteligjencën artificiale përfaqësojnë vetëm 0.25% të tregut. Edhe pse përdorimi i mjeteve si ChatGPT dhe platformave të ngjashme është rritur në nivel global, të dhënat sugjerojnë se ndikimi i tyre në trafikun online në Shqipëri mbetet ende shumë i vogël krahasuar me format tradicionale të navigimit në internet.

Gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim i dukshëm në sjelljen e përdoruesve. Në mesin e vitit 2025, motorët e kërkimit dhe rrjetet sociale kishin pothuajse të njëjtën peshë, secila kategori me rreth gjysmën e tregut. Megjithatë, në muajt e fundit të analizës, kërkimi online ka shënuar një rritje të fortë, duke arritur nivelin më të lartë të periudhës, ndërsa rrjetet sociale kanë pësuar një tkurrje të konsiderueshme.

Kjo tendencë sugjeron se përdoruesit shqiptarë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt kërkimit të drejtpërdrejtë të informacionit në internet, ndërsa inteligjenca artificiale, pavarësisht vëmendjes së madhe që ka marrë globalisht, ende nuk ka arritur të ndryshojë në mënyrë domethënëse mënyrën se si shumica e shqiptarëve navigojnë dhe gjejnë informacion online.

Google Chrome po forcon ndjeshëm dominimin në tregun shqiptar të shfletuesve të internetit. Të dhënat e StatCounter tregojnë se në maj, Chrome arriti të kontrollojë 67.12% të tregut, niveli më i lartë i regjistruar gjatë 12 muajve të fundit.

Në kahun tjetër, Safari ka përjetuar një ecuri të kundërt. Shfletuesi i Apple, i cili një vit më parë lëvizte pranë nivelit 38-40%, ka rënë në 27.04% në maj 2026. Kjo do të thotë se Safari ka humbur mbi 10 pikë përqindjeje brenda një viti, ndërsa diferenca me Chrome është zgjeruar ndjeshëm./Scan

Tags: GoogleInformimrrjetesociale
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Workplace i Facebook do të integrohet me Microsoft Teams
Social media

Gjykata gjermane vendos kundër Metës: Duhet të mbajë përgjegjësi për reklamat mashtruese në Facebook dhe Instagram

September 21, 2026
TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv
Social media

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

September 9, 2026
YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin
Social media

YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin

August 12, 2026
Pse një orë në rrjetet sociale mund t’ju lodhë më shumë se leximi i një libri
Social media

Pse një orë në rrjetet sociale mund t’ju lodhë më shumë se leximi i një libri

August 1, 2026
Australia ndalon rrjetet sociale për çdo person të moshës në 16 vjeç
Social media

Suedia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

June 5, 2026
“Ofcom” kritikon TikTok dhe YouTube: Platformat nuk janë mjaftueshëm të sigurta për fëmijët
Social media

“Ofcom” kritikon TikTok dhe YouTube: Platformat nuk janë mjaftueshëm të sigurta për fëmijët

May 24, 2026
Next Post
Fenomeni El Nino që po vjen dhe rreziku për shëndetin: Si reagon trupi ynë ndaj temperaturave ekstreme?

Fenomeni El Nino që po vjen dhe rreziku për shëndetin: Si reagon trupi ynë ndaj temperaturave ekstreme?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset