• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Guvernatori Sejko në takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Jurgen Rigterink

September 9, 2021
in Aktualitet, Ekonomi, LAJM I FUNDIT, SHIFRA, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Zëvendëspresidenti i Parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jurgen Rigterink, vizitoi Shqipërinë në datën 8 shtator 2021. Gjatë vizitës, z. Jurgen Rigterink zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë me autoritetet kryesore të vendit, me qëllim rikonfirmimin e angazhimit të BERZH-it në vendin tonë.

Takimi me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, u zhvillua në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Në këtë takim, përveç z. Rigterink, morën pjesë dhe përfaqësuesit më të lartë të BERZH-it dhe të Bankës së Shqipërisë.

Fillimisht, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me BERZH-in, kontributin e rëndësishëm e mbështetjen konkrete të tij me investime financiare në fusha kyçe të ekonomisë së vendit tonë.

Më tej, Guvernatori e njohu Zëvendëspresidentin e BERZH-it me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Në veçanti, Guvernatori u ndal në trajtimin e sfidës kryesore me të cilët po përballet ekonomia si: ndikimi i pandemisë, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen, kuadrin e politikave makroekonomike dhe reformave strukturore të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe përmirësuar klimën e biznesit.

 DSC9952 498

Ai prezantoi më tej masat e marra nga Banka e Shqipërisë në përgjigje të goditjes së krijuar nga pandemia, ku mund të përmendet rritja e stimulit monetar, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit dhe rritjes së injektimeve të likuiditetit, si dhe ndryshimet në kuadrin rregullator, të cilat patën për qëllim lehtësimin e shtyrjes së përkohshme të pagesës së kësteve dhe ristrukturimin e kredive bankare për klientët në vështirësi.

Guvernatori theksoi se normalizimi gradual i situatës ekonomike dhe forcimi i qëndrueshmërisë së rimëkëmbjes gjatë vitit 2021, duhet të risjellin në fokus të vendimmarrësve nevojën e përshpejtimit të agjendës së reformave strukturore. Këto reforma duhet të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e mëtejshëm të klimës së investimeve dhe të biznesit, si dhe forcimin afatgjatë të qëndrueshmërisë së financave publike.

 DSC9920 498

Nga ana e tij, Zëvendëspresidenti i BERZH-it vlerësoi Bankën e Shqipërisë për politikat e ndërmarra prej saj, të cilat kanë kontribuuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe konsolidimin e vazhdueshëm të sistemit financiar në Shqipëri. Z. Rigterink u shpreh se Shqipëria u prek ndjeshëm nga pandemia COVID-19, por iu përgjigj fuqishëm krizës. Tani është koha të ecë përpara dhe të rikthehet në progres dhe rritje ekonomike – një zhvillim që duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm. Këto janë gjithashtu dhe prioritetet e BERZH-it, i cili është i gatshëm të mbështesë vendin teksa del nga kriza dhe ndërton një të ardhme më të mirë.

BERZH-i ka investuar deri më sot 1.7 miliardë euro në 115 projekte në vend. Strategjia e vendit thekson mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat, nxitjen e shpirtit të sipërmarrjes në ekonomi, komercializimin e projekteve infrastrukturore dhe promovimin e energjisë së rinovueshme dhe investimeve të sigurta për mjedisin.

 DSC0160 498

Në përfundim, Zëvendëspresidenti i BERZH-it shprehu angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë mbi përforcimin e sektorit financiar nëpërmjet mbështetjes së sistemit bankar falë linjave të kreditimit dhe lehtësirave të tjera.

Guvernatori Sejko falenderoi dhe njëherë BERZH-in për kontributin e rëndësishëm të dhënë gjatë bashkëpunimit dypalësh dhe veçanërisht për asistencën teknike që i ka ofruar Bankës së Shqipërisë, kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare dhe politikës monetare me qëllim përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian si dhe e ftoi atë të vazhdojë të vlerësojë potencialet që ofron Shqipëria.

Burimi: Banka e Shqiperise

Tags: Banka e ShqiperiseBanka Evropiane per Rindertim dhe ZhvillimBERZHEkonomikeFinanciareGent SejkoGuvernatorJurgen RigterinkPandemiaPerfaqesuesShqiperiTakimViziteZevendespresidentZhvillime
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi
Aktualitet

Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi

November 4, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët
Ekonomi

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

November 3, 2026
Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash
Ekonomi

Shqipëria nga treg konsumator në qendër rajonale? Markat globale kërkojnë qëndrueshmëri politikash

November 2, 2026
Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie
Ekonomi

Shqipëria me barrën më të ulët të kostove të banimit në Europë, përjashtuar blerjen e një shtëpie

November 1, 2026
Shtyhet me dy vite zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajshtme, pritet të nisë në 2028
Ekonomi

Taksa të larta për apartamentet bosh në Tiranë dhe vilat në bregdet, çfarë pritet të ndryshojë nga viti 2027?

October 31, 2026
Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa
Bota

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

October 29, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 10 shtator 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Elon Musk ripunëson disa nga punonjësit e Supercharger që shkarkoi më herët

Elon Musk parashikon fundin e parasë siç e njohim sot: Në të ardhmen pasuria do të matet me energji dhe burime

10 hours ago
Ushqimet që duhet të konsumojmë në vjeshtë për një shëndet të mire

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë, por edhe kur hamë: Orari i vakteve mund të ndikojë në peshë dhe metabolizëm

13 hours ago
Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi

Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi

15 hours ago
Apple bën kthesën e papritur, prezanton MacBook Pro-n e parë me ekran me prekje

Apple bën kthesën e papritur, prezanton MacBook Pro-n e parë me ekran me prekje

1 day ago
Fëmijët që lexojnë më shumë mund të zhvillojnë më mirë inteligjencën, çfarë thotë studimi britanik

Fëmijët që lexojnë më shumë mund të zhvillojnë më mirë inteligjencën, çfarë thotë studimi britanik

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset