Hailey Bieber thirrje fansave: Mos shpërndani negativitet

26 vjeçarja Hailey Baldwin Bieber në një story në Instagram ka bërë thirrje që të mos ketë komente të këqija në rrjetet sociale.

Nëse jeni duke lënë komente të këqija ose të vrazhda në emrin tim në postimet e dikujt, vetëm dijeni se unë nuk e dua këtë, as nuk do të mbështes ose do t’i falë ndonjëherë komentet që kanë urrejtje”, shkroi Hailey.

Gruaja e Justin Bieber u bëri thirrje adhuruesve të saj që të mos shpërndajnë negativitet në emër të saj, me sa duket ajo e kishte fjalën për këngëtaren Selena Gomez.