Hartat e reja HD të Google Maps do të vijnë fillimisht në makinat elektrike të Volvo dhe Polestar

Google sapo ka prezantuar një version të ri HD të Google Maps për makina në sistemin operativ Android Automotive. Hartat HD do të ofrojnë detaje tepër të vogla që nuk kanë qenë të pranishme më parë, si përshembull vijat në rrugë, shenjat rrugore dhe trafikndarëset.

Makinat e para që do të përfitojnë nga ky përmirësim tepër i rëndësishëm i Google Maps do të jenë Volvo EX90, makina më e re flagship tërësisht elektrike që do të prezantohet më vonë gjatë këtij viti, si dhe Polestar 3, që është gjithashtu pjesë e kompanisë Volvo. Volvo EX90 dhe Polestar 3 do të përdorin të njejtën platformë Scalable Product Architecture (SPA2) si dhe të njejtin sistem operativ Android Automotive i cili ofrohet nga Google.

Polestar_3_DIM__1_.webp

Volvo dhe Polestar e cilësojnë përfshirjen e hartave HD të Google Maps si një hap më tej që ndihmon në sigurinë dhe preçizionin e shërbimeve automatike nga makina, si përshembull Pilot Assist që do të lejojë njerëzit të largojnë duart nga timoni apo shikimin nga rruga në segmente të caktuara në autostradë.

Duke u bazuar në historinë tonë të gjatë në krijimin e hartave të botës, hartat e reja HD të Google janë të dizenjuara specifikisht për prodhuesit e makinave për të ofruar të dhëna gjithëpërfshirëse të lokalizimit të cilat janë të nevojshme për të fuqizuar gjeneratën e re të sistemeve autonome të drejtimit.” tha Jorgen Behrens, zëvëndës president dhe menaxher i përgjithshëm i Geo Automotive në Google. “Ne jemi tepër të kënaqur me vazhdimësinë e partneritetit me prodhuesat lider të makinave si Volvo për të përmirësuar sigurinë dhe komfortin e drejtuesve kudo që ndodhen.

293068_Volvo_Cars_Google_Remote_Vehicle_Actions_with_Google_Nest.webp

Volvo dhe Polestar do të bëjnë të mundur dhe kontrollimin në distancë përmes pajisjeve të zgjuara të Google. Për shembull, drejtuesit e makinave mund të t’i kërkojnë Google Assistant të kontrollojë nivelin e baterisë së makinës ose të ngrohë makinën, ndërkohë që ata gjenden ende brenda në shtëpi.

Google nuk dha informacione të tjera në lidhje me mënyrën se si ka krijuar këto harta HD, thjesht tregoi se ky shërbim do të jetë i aksesueshëm nga prodhuesit e makinave që përdorin Google Automotive Services.

Google Automotive Services i referohet “kur makina ka të integruara në mënyrë direkte në sistemin e saj aplikacionet e Google si dhe shërbime të tjera si Google Assistant, Google Maps apo Google Play Store”.

Burimi: Geek Room