Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Ju do të keni një faqe të pastër në agjendën e sotme, kështu që përpiquni të mendoni vetëm për veten tuaj. Kjo do t’ju lejojë të meditoni për jetën tuaj dhe të jeni në paqe me veten. Jeta do të duket shumë më e thjeshtë. Mund të zgjidhni dhe disa çështje personale tuaja.
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Spontaniteti do të jetë sundues në ditën tuaj sot. Mbani sytë dhe veshët hapur, pasi telashet mund t’ju pengojnë rrugën. Mendohuni mirë para se të vendosni ose nënshkruani ndonjë dokument. Parandalimi është më i mirë se kurimi.
Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Fati mund t’ju buzëqeshë sot. Në përgjithësi jeni i ndrojtur, por sot është një ditë tjetër. Ju do të jeni në gjendje të shprehni lirisht ndjenjat tuaja. Ky ndryshim i përkohshëm do t’i bëjë shumë mirë egos tuaj.
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Sot marrëdhënia juaj me të afërmit tuaj do të jetë harmonike. Ju mund të largoheni nga problemet tuaja, nëse mësoni të përmbaheni. Mënyra më e mirë për t’u marrë me kritikat është t’i merrni ato në mënyrë konstruktive.
Luani (23 Korrik – 23 Gusht)
Siç vijnë ashtu edhe ikin. Përpiquni t’i kurseni paratë tuaja, pasi ekziston një mundësi e madhe që ju të bëni shumë shpenzime të kota sot. Gjithmonë mendoni dy herë para se të shpenzoni paratë tuaja të fituara me vështirësi. Filloni të kurseni. Siç ka thënë Buffet, “Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar”.
Virgjëresha (24 Gusht – 23 Shtator)
Për momentin po ndiheni pak të pasigurt për gjërat dhe dita e sotme mund t’ju mësojë se si të reagoni ndryshe. A jeni ju që bëheni gjithnjë e më të mëdhenj apo bota bëhet gjithnjë e më e vogël? Asnjëra në të vërtetë, por patjetër që do të donit të linit gjurmët tuaja të veçanta në botën me të cilën ndiheni kaq afër sot…
Peshorja (24 Shtator – 23 Tetor)
Sot do të dëshironi të dukeni dhe të ndiheni mirë. Do të jeni në gjendje të tërheqni njerëz me personalitetin tuaj mbresëlënës në takimet shoqërore. Lidhjet dashurore mund të marrin një kthesë serioze sot.
Akrepi (24 Tetor – 22 Nëntor)
Provoni të shtoni një dimension krejtësisht të ri në mënyrën se si i trajtoni marrëdhëniet tuaja sot. Të qenit i rregullt do t’ju ndihmojë në hekurosjen e rrudhave në marrëdhëniet me të afërmit tuaj. Por jini të kujdesshëm ndaj nënshtrimit të plotë.
Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Duhet të filloni të ndërtoni bazat e besimit. Krijojeni atë si një forcë të re me njerëzit përreth jush. Biznesi juaj sapo ka filuar të ngrihet dhe një pjesë e mirë e fitimeve janë duke ardhur.
Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Kujtimet e ditëve të shkuara do të shkëlqejnë në mendjen tuaj, duke krijuar një valë nostalgjie dhe duke ju detyruar të lidheni me miq të vjetër. Nga ana tjetër, mund të mendoni që të dashurit tuaj po kërkojnë më shumë sesa mund të jepni. Por duke shijuar disa momente të lehta me ta në mbrëmje do t’ju heq barrë dhe do t’ju ngarkojë për të nesërmen.
Ujori (21 Janar – 18 Shkurt)
Ndërsa agon një dite tjetër e qetë dhe paqësore, ju do të jeni në gjendje më të mirë për të vëzhguar dhe vlerësuar lehtësinë e gjërave. Jeta mund të duket kaq e bukur disa ditë. Por kini kujdes mos filloni të kujtoni gjërat e trishtuara.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Pavarësisht nga vështirësitë që do të hasni gjatë rrugës suaj, gjendja juaj e lartë shpirtërore, entuziazmi dhe besimi i lindur do të kapërcejnë të gjitha pengesat. Dhe pavarësisht se sa e trazuar fillon dita, duhet të mbarojë me një arritje që ju gëzon. /ProBizz.al/