• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Ibrahimaj: Mbajtja e forcës së punës në vend, përgjegjësi e qeverisë dhe biznesit

December 15, 2022
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Largimi forcës së punës nga Shqipëria është cilësuar si sfida kyçe me të cilën përballet vendi.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh në konferencën “Forcat e punës, sfidat e së ardhmes në Shqipëri’, e organizuar nga Dhoma Amerikane dhe Revista Monitor se, për të ndalur hemorragjinë, tregu duhet të ofrojë kushte të denja për punonjësit, por nuk përjashtojë edhe përgjegjësinë e qeverisë në këtë drejtim.

Ministrja tha se duhet të ndërthuren ura bashkëpunim qeveri-biznes për një pasqyrim më të mirë të tregut të punës dhe ngritjen e instrumenteve të duhura.

Aktualisht janë ngritur dy komitete teknike sektoriale, ai i teknologjisë dhe informacionit dhe një komitet në sektorin e turizmit, me qëllim nxjerrjen e pah të kërkesës së biznese dhe marrjen e masave nga ana e qeverisë.

“Sfidat e tregut të punës janë gjithëpërfshirëse. Për t’i adresuar ato, duhet analizuar e gjithë ekonomia, duhen analizuar gjithë pikat e dobëta për ti bërë ballë të ardhmes. Sot gjendemi në një situatë shumë sfiduese.

Tregu i punës, migracioni është një element i cili është sfidë, ka qenë sfidë dhe me hapat tona drejt integrimit në Bashkimin Europian do të vazhdojë të jetë i tillë. Si do ta bëjmë ne Shqipërinë, biznesin shqiptar më konkurrues krahasuar me bizneset në Europë? Si do ta bëjmë ne ekosistemin ekonomik shqiptar më konkurrues, me qëllim që të mbajmë forcat e punës dhe të mos të kemi largim të tyre? Kjo është një përgjigje që nuk ka një zgjidhje.

Kjo është një përgjigje që do analizë dhe do disa veprime kolektive të njëpasnjëshme.

Secili në ekosistemin e vet është duke bërë diçka. Tregu i punës, si çdo treg tjetër, përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Një çmim më i mirë do ta mbajë punonjësin më të lidhur në punë. Një politikë industriale e mirëmenduar, një strategji biznesi për të mbajtur punonjësit është një nga zgjidhjet e problematikës në mikro.

Nuk dua të heq përgjegjësinë që ka qeveria në këtë drejtim. Ne sot paraqitemi me shumë sfida dhe emigracioni është një nga ato. Ndryshimi i tregut të punës është sfidë me vete. 5 vite më parë kërkesat e tregut të punë kanë qenë komplet të ndrysmë nga ato sot. Punët e sotme janë punë që edhe para pesë vitesh mund të mos imagjinoheshin dot fare.

Aftësitë e kërkuara sot janë të reja. Kjo do të thotë që politikat tona për ndërtimin e instrumenteve të duhur, për t’i ardhur në ndihmë tregut të punës duhet të jenë në zhvillim dhe lëvizje. Nëse para disa vitesh qeveria bënte një vrojtim të “skills recognize” që bëhej në frekuencë 4-vjeçare dhe na jepte një pasqyrë shumë të mirë të asaj që kërkohej në ato moment dhe të politikave që ne duhet të hartonim, sot ky vrojtim duhet të bëhet më shpesh, dhe duhet të jemi në një trend të vazhdueshëm të kërkimit për nevojat e tregut.

Niveli i zhvillimit të Shqipërisë sot, gjithë projektet e mëdha që kanë filluar, janë projekte të cilat kërkojnë aftësi, janë projekte që kërkojnë profesione.

Kjo është arsyeja që ne nëpërmjet instrumenteve që kemi aktualisht dhe që po ndërtojmë duam të ndërthurim ura bashkëpunimi me bizneset me qëllim që të dëgjojmë nga bizneset aktualitetin dhe të mos presim rezultatet  e një vrojtimi apo studimi që do na vijë me shumë vonesë.

Kjo është arsyeja që ne kemi ngritur disa komitete teknike sektoriale në bashkëpunim me biznesin, të cilat kanë për qëllim pikërisht dhënien e pikturës më të mirë të kërkesave të biznesit për sektorë të caktuar dhe marrjen e masave nga ana jonë për të përpiluar kurrikula të reja apo hapjen e kurseve të reja qoftë në shkollat profesionale apo në universitete.

Aktualisht kemi ngritur dy komitete, komitetin që merret me teknologjinë e informacionit që sigurisht është sfida e aftësimit për të ardhmen, pasi digjitalizimi është zgjidhja e shumë problematikave që shteti jonë ka, qoftë duke filluar nga informaliteti, duke filluar nga ofrimi i shërbimeve, duke vazhduar me eficiencën dhe produktivitetin si në sektorin shtetëror edhe në atë privat.

Dhe gjithashtu një komitet tjetër që lidhet me turizmin dhe aftësitë në ketë sektor, që kanë një potencial të jashtëzakonshëm që vitet e fundit ka ardhur në rritje”.

Burimi: Revista Monitor

Tags: Delina IbrahimajForca e punesMinistrja e Financave dhe EkonomisëShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 16 dhjetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

11 hours ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

12 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

13 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

1 day ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset