• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, August 13, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

INSTAT rishikon me ulje ecurinë ekonomike në vitin pandemik, e zbret në -4%

August 16, 2021
in Ekonomi, Publikime
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

INSTAT ka rishikuar me ulje me 0.65 pikë përqindje ecurinë ekonomike të vendit gjatë vitit 2020, kur goditja e pandemisë e çoi vendin në recesionin më të keq që nga viti 1997.

Sipas tabelave të reja të prodhimit të brendshëm Bruto (PBB), sipas metodës së prodhimit, të publikuara nga INSTAT, ekonomia u tkurr me 3.96% gjatë vitit 2020, duke iu afruar parashikimit fillestar të qeverisë prej -5%. Më herët në publikimin fillestar të INSTAT, rënia ishte vlerësuar në -3.31%.

Sektori që është goditur më rëndë është ai i “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që u tkurr me bazë vjetore me gati 12.3%. Ky sektor ishte në territor negative përgjatë të gjithë tremujorëve, ku më i rëndi ishte ai i dyti, që përkon me periudhën e karantinës. Në prill-qershor 2020, kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, tregtia, transportet e shërbimet ranë me gati 27%.

Pas tij, pasojat më të rënda i ndjeu “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit”, me një tkurrje prej 7%.

“Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse” u tkurrën gjithashtu fort, me -9.6%, të ndjekura nga “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”, me -4.4%.

“Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” shënoi një rritje prej 2.4%, e ndikuar nga masat mbështetëse të ndërmarra nga qeveria gjatë periudhës së izolimit për bizneset e individët dhe shpenzimet e shtuara shëndetësore.

Bujqësia arriti t’í rezistonte rënies, duke shënuar një rritje minimale prej 0.3%.

Ndërtimi dhe sidomos pasuritë e paluajtshme nuk deshën t’ia dinë për krizën pandemike, ndryshe nga gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë reale, duke neutralizuar disi rënien e fortë të aktiviteteve të tjera.

Ndërtimi shënoi një rritje prej 1.88%, pas përmirësimit të fortë në gjysmën e dytë të vitit’, i ndikuar dhe nga rindërtimi pas tërmetit.

Ndërsa “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme” u rritën ndjeshëm me 7% në raport me vitin e mëparshëm, duke shënuar ecurinë më të mirë në të paktën tre vitet e fundit, i fryrë nga flukset informale të hyrjes së valutës në vend.

Një vit më parë, ky sektor ishte rritur me 4.6%, ndërsa në 2018-n ra me 0.07%. Këtë vit, ekonomia po rikuperohet me shpejtësi, e ndihmuar dhe nga heqja e masave kufizuese. Sipas INSTAT në tremujorin e parë 2021 rritja ishte 5.3%.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që prodhimi i brendshëm bruto të arrijë nivelet e parakrizës që këtë vit, gjithnjë nëse nuk do të ketë supriza në përkeqësimin e valës pandemike.

Rritja reale e PBB, 1997-2020 (%)

Norma e rritjes reale vjetore, 2020  (%)

Burimi: Monitor

Tags: EcuriEkonomikeGoditjeINSTATPandemiaPBBProdhim i brendshem brutoSektorTkurrjeTregtiaUlje
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Ekonomi

Boom i makinave në Shqipëri/ 58.4 mijë mjete të reja në qarkullim për 7 muaj, Koreja dhe Kina dominojnë importet

August 11, 2026
Sa duhet të fitoni në Shqipëri për të arritur “pragun e lumturisë”? Studimi e vlerëson në 28 mijë dollarë në vit
Ekonomi

Sa duhet të fitoni në Shqipëri për të arritur “pragun e lumturisë”? Studimi e vlerëson në 28 mijë dollarë në vit

August 10, 2026
Publikim i pagave të punonjësve dhe pasaporta digjitale e punësimit, çfarë sjell drafti i ri
Ekonomi

Publikim i pagave të punonjësve dhe pasaporta digjitale e punësimit, çfarë sjell drafti i ri

August 8, 2026
Industria globale e alkoolit humbet miliarda, Gjenerata Z po ndryshon tregun
Bota

Industria globale e alkoolit humbet miliarda, Gjenerata Z po ndryshon tregun

August 4, 2026
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend
Aktualitet

Diaspora kërkon një klimë më të sigurt biznesi – Bialczak: Duhet të garantohet më shumë mbrojtje për investitorët

August 4, 2026
Cili vend ka sistemin më të mirë të pensioneve në botë dhe çfarë lidhje ka AI me të?
Bota

Pensioni po largohet gjithnjë e më shumë, Europa po përgatitet për një realitet të ri

August 3, 2026
Next Post
Lista e Forbes me gratë më të pasura self-made të Amerikës

Lista e Forbes me gratë më të pasura self-made të Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Apple po teston iPhone-in e parë me ekran gati 7 inç

Apple po teston iPhone-in e parë me ekran gati 7 inç

10 hours ago
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

12 hours ago
Përdorimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale në rekrutim po ngre shqetësime për diskriminimin gjinor

Përdorimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale në rekrutim po ngre shqetësime për diskriminimin gjinor

14 hours ago
Rezvani Beast X, hiper-makina amerikane me 1,560 kuaj fuqi që do të prodhohet vetëm në pesë ekzemplarë

Rezvani Beast X, hiper-makina amerikane me 1,560 kuaj fuqi që do të prodhohet vetëm në pesë ekzemplarë

1 day ago
Studimi: Gratë sipërmarrëse gjenerojnë më shumë të ardhura se burrat, por marrin shumë më pak para nga investitorët

Zakoni i vogël në të folur që mund t’ju bëjë më pak të pëlqyeshëm

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset