Investimet e Huaja Direkte shënojnë rekord historik në 9-mujorin e 2024-ës.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se për periudhën Janar-Shtator 2024, fluksi i IHD-ve arriti €1.16 miliard, duke regjistruar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Turqia vazhdon të kryesojë me 17.6% të investimeve, e ndjekur nga Italia (12.8%), Holanda (10.2%), Austria (7%), dhe partnerë të tjerë si Gjermania dhe Franca.
Kryesojnë sektorët:
Aktivitetet e Pasurive të Paluajtshme 23.2%
Financat dhe Sigurimet 17.8%
Energjetika dhe Ujësjellësi 11.2%
“Një e ardhme premtuese për ekonominë shqiptare falë interesit të lartë të investitorëve ndërkombëtarë si dhe falë punës së palodhur të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve” (AIDA), thotë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.












