• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, September 7, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Investitorët shqiptarë ndjekin diellin, biznesi 1.5 miliardë euro

March 1, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në vitin 2017, kur Shqipëria miratoi për herë të parë kuadrin ligjor “Për burimet e rinovueshme të energjisë”, pakkush mund të imagjinonte transformimin që do të pasonte thuajse një dekadë më vonë.

Energjia diellore është shndërruar në një magnet për kapitalin, duke tërhequr jo vetëm sipërmarrje tradicionalisht të orientuara drejt sektorit energjetik, por edhe biznese nga industri të tjera që po diversifikojnë portofolin e tyre të investimeve.

Fillimi për burimet e rinovueshme, dhe veçanërisht për energjinë diellore, ishte i ngadaltë dhe kompleks. Procedurat burokratike, mungesa e eksperiencës institucionale dhe një treg energjetik në reformim e mbajtën sektorin në ritme të kufizuara. Përshpejtimi real erdhi nga dy zhvillime kyçe.

Së pari, liberalizimi i tregut energjetik krijoi hapësirë për vetëprodhuesit — një segment në rritje që ka të drejtë të instalojë kapacitete deri në 500 MWp. Së dyti, dhe me efektin më të thellë, ishte kriza globale e energjisë që nisi në tetor 2021.

Kombinimi i rritjes së kostove të lëndëve të para në periudhën post-pandemike, kërkesës së përshpejtuar për energji, si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike dhe luftës në Ukrainë, që çoi në ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus, solli një goditje të paprecedentë në tregjet energjetike.

Në vitin 2022, çmimet arritën nivele rekord. Shqipëria nuk ishte përjashtim: vendi shpenzoi afro gjysmë miliard euro për të plotësuar nevojat e importit, ndërsa në bursën hungareze, një pikë reference për rajonin, çmimi rekord i energjisë arriti 1,037 euro për MWh.

Edhe pse çmimet më pas hynë në trajektore rënëse, paqëndrueshmëria mbeti e lartë dhe vazhdon të jetë e pranishme edhe sot, megjithëse jo në të njëjtat nivele ekstreme. Pikërisht kjo klimë pasigurie u kthye në nxitësin kryesor të projekteve të reja energjetike. Investimet private në sektor llogariten rreth 1.5 miliardë euro, duke përfshirë projekte diellore, eolike dhe hidroenergjetike.

Autoritetet raportojnë se gjatë viteve të fundit në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime. “Aktualisht operojnë mbi 700 MW kapacitete të reja fotovoltaike private, ndërsa rreth 400 MW kapacitete shtesë u përkasin vetëprodhuesve.

Portofoli në zhvillim pritet t’i çojë kapacitetet totale në rreth 1,500 MW me teknologji fotovoltaike dhe eolike, ndërsa mbi 1,600 MW kapacitete depozituese janë në fazë studimi dhe në procese lehtësimi financiar”, do të nënvizonin përfaqësues të qeverisë në janar.

Licencat e dhëna dhe kapacitetet në operim

Pavarësisht numrit të madh të projekteve në faza të ndryshme të procesit administrativ, vetëm një pjesë e tyre kanë arritur të marrin licencë prodhimi. Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë deri më sot 71 licenca për prodhim energjie nga impiante fotovoltaike, me kapacitet total të instaluar rreth 980 MW.

Pjesa dërrmuese e projekteve të licencuara i përkasin kategorisë së impianteve deri në 2 MW, një segment që përfitoi disa vite më parë nga një kuadër i lehtësuar rregullator.

Për këtë kategori, miratimi mund të realizohej përmes një procedure të përshpejtuar, ndërsa energjia e prodhuar përfiton nga mekanizma mbështetës, përfshirë çmime referencë të përcaktuara periodikisht nga rregullatori. Energjia blihet nga OSHEE Group në një skemë të ngjashme me atë të prodhuesve me përparësi në hidroenergji.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre subjekteve operojnë si prodhues të pavarur në tregun e lirë. Liberalizimi i furnizimit me energji ka shtyrë mijëra biznese të sigurojnë energjinë përmes kontratave me furnizues privatë, duke krijuar një bazë të qëndrueshme kërkese për prodhuesit e rinj.

Projektet fotovoltaike kanë edhe një avantazh, pasi përfitojnë nga fleksibiliteti teknik, pra mund të hyjnë në operim në faza, duke prodhuar energji edhe para përfundimit të plotë të investimit.

Kjo panoramë, e karakterizuar nga kërkesa në rritje dhe hyrje të vazhdueshme kapacitetesh të reja, pritet të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme strukturën e prodhimit të energjisë në vend në afatmesëm.

Projektet e mëdha dhe rritja e peshës së fotovoltaikëve

Prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaike ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Edhe pse të dhënat përfundimtare vjetore nuk janë publikuar ende, treguesit paraprakë sinjalizojnë ecuri pozitive.

Sipas publikimit të INSTAT në Bilancin e Energjisë për periudhën janar–shtator, grupi “Të tjerë prodhues”, ku përfshihen impiantet fotovoltaike, prodhoi 775 GWh, me dyfishim nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Edhe në krahasim me gjithë vitin 2024, kur u prodhua gjithsej nga 506 GWh, vetëm për 9 mujorin 2025, prodhimi ishte 53% më i lartë./Monitor

Burimi: INSTAT

Tags: DielliInvestitore
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë
Bota

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

September 7, 2026
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë
Ekonomi

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

September 7, 2026
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Ekonomi

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

September 5, 2026
Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh
Ekonomi

Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

September 3, 2026
Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Ekonomi

Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë

September 2, 2026
Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit
Ekonomi

Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit

August 31, 2026
Next Post
Si mund të kursejmë karburant duke përdorur tempomatësin?

Si mund të kursejmë karburant duke përdorur tempomatësin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

5 hours ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

5 hours ago
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

6 hours ago
Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

Kostoja e lartë e jetesës po ndryshon mënyrën si europianët shpenzojnë paratë

7 hours ago
Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset