Komisioni i ligjeve miraton lojërat e fatit online

Me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim ëstë miratuar ditën e sotme rikthimi online i lojërave të fatit në komisionin e ligjeve. 

Miratimi në komision u bë vetëm nga votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër. Në fjalën e saj zëvendësministrja për Ekonominë dhe Financat , Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re se bastet sportive nuk u zhduken asnjëherë. Ndërsa deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se vijnë shumë problem nga ky ligj.

Licencimi për kompanitë do të jetë 10 vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milione lekë.