• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Konfindustria vlerëson programin e qeverisë ‘Rama 3’

September 20, 2021
in Ekonomi, Raporte, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Konfindustria vlerëson, se programi i qeverisë Rama 3 në tërësinë e shtyllave kryesore të paraqitura, është larg pritshmërive të biznesit dhe përballjes me problematikat kryesore të ekonomisë shqiptare. Programi jo vetëm në thelbin e tij, por edhe në mënyrën formale është i parharmonizuar në pjesët përbërëse, me shfaqje të dukshme të mungesës së profesionalizmit dhe shkallës së besueshmërisë të arritjes së qëllimeve dhe objektivave të paraqitura. Konfindustria, njëkohësisht vlerëson pozitivisht dhe mbështet emërimet e drejtuesve të rinj me formim akademik cilësor në disa prej ministrive të qeverisë Rama 3.

Së pari në programin e paraqitur mungon analiza e thelluar e shmangies së lartë të mosarritjes së qëllimeve të programit ekonomik të mëparshëm. Përligjja e mosarritjes të qëllimeve me fatkeqësitë natyrore të tërmetit të vitit 2019 dhe përballjes me pandeminë e Covid është e pamjaftueshme. Ekonomia shqiptare kishte shfaqur shenja të qarta të problematikave strukturore edhe përpara vitit 2019. Rritja mesatare në vetëm 2-3% e PPB në 6 vjecarin e parë të qeverisjes 2013-2019, është qartësisht e pamjaftueshme në kushtet e rritjes së borxhit publik në të paktën mbi 80% të PPB.

Së dyti, në program mungon analiza e thelluar dhe paraqitja e politikave të reja të përmirësimit të të metave thelbësore të sistemit të sotëm ekonomik si; -shkalla e lartë e monopolizimit sidomos në sektorët strategjikë, -konkurenca e ulët e pamjaftueshme, -roli tërësisht i munguar i agjensive rregullatore të tregut, -korrupsioni i tipit primitiv dhe “state capture/kapje e shtetit”, sidomos në: -prokurimin publik, -politikat koncesionare dhe PPP, në nivel qëndror dhe vendor, -shkallës së lartë të pranisë së “parave të zeza” dhe –informalitetit të përhapur. Sistemi i sotëm ekonomik paraqet shkallë të ulët besimi në përmbushjen e synimit për rritje ekonomike 4.5-5% të PPB dhe financimit të projekteve investuese dhe premtimeve të paraqitura në programin e qeverisë Rama 3.

Së treti, programi qeverisës Rama 3 nuk paraqet politikat ekonomike, tregtare, financiare dhe fiskale të ndara sipas sektorëve dhe mënyrës sesi duhet bërë shpërndarja e investimeve buxhetore me qëllim rritjen e efektivitetit të përdorimit. Sa më sipër janë të domosdoshme, sidomos në kushtet e proceseve politike integruese rajonale dhe BE. Gjithashtu, programi paraqet kontradikta të thella ndërmjet qëllimeve të vendosura dhe mjeteve të arritjes së tyre. Përmendim këtu mungesën e parashikimit të investimeve në zgjidhjen e problematikave të thella dhe urgjente në fusha si përpunimi i ujrave të zeza, mbetjeve të ngurta, etj., me ndikim të drejtpërdrejtë të dëmshëm në industrinë e turizmit të përcaktuar si qëllim parësor në program, ndërkohë që paraqitet një listë investimesh e paarsyetuar në mënyrë krahësimore për ndërtim aeroportesh, rrugësh, hekurudhash, etj.

Së katërti, besueshmëria e arritjes së suksesit të programit të Qeverisë Rama 3, ulet ndjeshëm edhe nga ndërtimi i ministrive më pjesë përbërëse, që kanë përplasje interesi institucional ndërmjet tyre. Përmendim Ministrinë e Financave që përfshin edhe Ekonominë, Ministrinë e Bujqësisë, që përfshin edhe Sigurinë Ushqimore, Ministrinë e Turizmit, që përfshin edhe Mjedisin. Sidomos, mungesa e Ministrisë së pavarur të Ekonomisë dhe Tregëtisë është e papranueshme në kushtet e sotme të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese me pasoja në prodhimin dhe industritë vendore.

Tags: Bashkimi EuropianEkonomia shqiptareFinanciareFiskaleInvestimeKonfindustriaPolitikaPozitivishtPPBProblematikaProgramQeveria Rama 3Rritje ekonomikeTregtare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 21 shtator 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

4 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

4 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

5 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

5 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

6 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset