Kot nuk thonë armikun mbaje më afër se mikun

Zënkat e Tea Trifonit dhe Shqipe Hysenajt kanë qenë gjithmonë ato më të bujshmet në programin ‘Përputhen’ dhe nuk kishin kurrë fund. Nga zënka e grindje, në ofendime e nxjerrje sekretesh, prej muajsh të tërë thumba e debate në rrjete sociale, këto të gjitha i paska pasur sa për “show”. Armiket qenkan bërë sërish bashkë, apo për këtë rast vlen shprehja “Mikun mbaje afër, por armikun edhe më afër!”?

Nesër, ditën e dielë, të dyja do të jenë të ftuara në emisionin ‘E diell’ në ‘Top Channel’ dhe Shqipja ndau në InstaStory një foto të edituar nga fansat.

Portretet e tyre të bashkuara ku Shqipja identifikohej si vullkan, ndërsa Tea si akull. Krahas postimit ajoo shkruan: “Mos e humbni nesër, kemi mysafirë specialë”. S’na mbetet gjë tjetër veçse të shohim ç’do të ndodhë mes tyre./Probizz.al/

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img