Përdoruesit e telefonave Android duhet të kenë kujdes nga një virus që po qarkullon në këtë sistem operativ dhe vjedh të dhënat e tyre bankare.
Sipas ekspertëve të “ThreatFabric”, bëhet fjalë për virusin e quajtur “Anatsa” që mund të infektojë celularët Android përmes aplikacioneve nga Google Play Store.
Virusi po qarkullon në SHBA, Gjermani, Austri dhe Zvicër . “Anatsa” infekton fillimisht pajisjen dhe hakeri më pas ka mundësi të vjedhe kredencialet dhe të hyjë në llogarinë bankare të përdoruesit .