Lady Gaga është shfaqur në Romë veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe nuk e kishim parë kurrë ashtu. Ajo ka qenë në xhirimet e filmit “House of Gucci”, ku luan rolin e Patrizia Reggiani.
Këngëtarja dukej mrekullisht mirë veshur me fustanin e bardhë me material dantelle me mëngë dhe me një vello të gjatë. Gaga u transformua si “vejusha e zezë”, Patrizia Reggaini, për të xhiruar skenën e dasmës së saj me Maurizio Gucci, rolin e të cilit e bën Adam Driver./ProBizz.al/