• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

“Life is Good”, si dy vëllezër dhe 78 dollarë krijuan një markë botërore që përçon pozitivitet

April 24, 2025
in Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shumë njerëz bëhen sipërmarrës për arsye nga më të ndryshmet, sepse nuk e duronin shefin, kishin një ide gjeniale, apo thjesht donin të kujtonin vetes dhe të tjerëve se jeta është e bukur. Kështu ndodhi edhe me Bert dhe John Jacobs, dy vëllezër amerikanë që nuk trashëguan pasuri, por një shpirt të pathyeshëm dhe një filozofi që u kthye në brand.

Një fëmijëri modeste dhe një natë që ndryshoi gjithçka

Dy më të vegjlit nga gjashtë fëmijë, Bert dhe John u rritën në një shtëpi të vogël në periferi të Bostonit. Babai punonte si zejtar, ndërsa nëna, e palodhur dhe plot optimizëm, mbante familjen të bashkuar edhe në ditët më të vështira. Por një aksident tragjik automobilistik e la babain të paaftë për të punuar dhe e zhytën atë në një depresion të thellë.

Në atë errësirë emocionale, nëna e tyre bëri diçka të jashtëzakonshme, çdo mbrëmje, gjatë darkës, ajo pyeste: “Më thoni diçka të mirë që ndodhi sot.” Ajo pyetje e thjeshtë ndryshonte atmosferën. Qeshjet riktheheshin. Dhe fëmijët mësonin një mësim të çmuar, pozitiviteti është zgjedhje.

Një ide e çmendur dhe një bast 200-dollarësh

Pas universitetit, dy vëllezërit nuk kishin ndërmend të ndiqnin rrugët klasike të karrierës. Donin të krijonin diçka që do të kishte kuptim. Gjatë një udhëtimi me makinë nëpër Shtetet e Bashkuara, ata menduan: Po sikur të shisnim bluza?

Morën borxh 200 dollarë nga vëllai i madh, blenë një tavolinë palosëse dhe nisën të shisnin bluza në universitete. Shisnin mjaftueshëm për të mbijetuar. Blenë një minivan të përdorur dhe për pesë vjet udhëtuan nëpër vend, flinin në makinë dhe shisnin bluza në rrugë dhe panaire.

Kur po afronin të tridhjetat, kishin vetëm 78 dollarë në xhep. Dhe pikërisht atëherë ndodhi kthesa e madhe.

“Life is Good”, tre fjalë që prekin zemrat

Në një nga kthimet për në Boston, u ndalën të flasin për atë që i shqetësonte, lajmet ishin plot frikë, ndarje dhe negativitet. Po ku mbetën gjërat e mira?

U kujtuan për mësimin e nënës. Atë natë, vizatuan një figurë të thjeshtë, një njeri me beret dhe buzëqeshje qesharake dhe poshtë tij shkruan tre fjalë, Life is Good. Me 78 dollarët e fundit shtypën 48 bluza dhe i morën në një panair në Cambridge.

Shitën gjithçka për 45 minuta.

Pas pesë vitesh përpjekjesh pa rezultat, gjetën më në fund mesazhin që preku njerëzit. Dhe nuk ishte thjesht dizajni, ishte historia, optimizmi, shpresa.

Nga minivani në mbi 30 shtete dhe 4,500 dyqane

Sot, “Life is Good” është një markë ndërkombëtare që shitet në 4,500 dyqane në 50 shtete të SHBA-së dhe në 30 vende të tjera. Por në thelb, ajo mbetet po ajo, një kujtesë e përditshme se pavarësisht vështirësive, gjithmonë ka diçka të mirë.

Dhe kjo është ajo çfarë Bert dhe John kanë ndarë me botën, një filozofi të thjeshtë që ndryshon mënyrën si e sheh jetën./businessmag

Tags: BoteroregoodlifeSipermarres
ShareTweetShare

TE NGJASHME

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS
RISI

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

September 21, 2026
HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!
Biznes

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

September 9, 2026
3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale
Startup

ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale

June 16, 2026
Mira Murati gati të tronditë sërish teknologjinë/ Startup-i i saj po krijon IA që flet si njeri në kohë reale
INOVACION

Ish-drejtoresha e OpenAI prezanton vizionin e startup-it të saj të ri dhe paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në industrinë e inteligjencës artificiale.

June 10, 2026
Next Post
Qëndrimi në natyrë na bën më produktivë dhe energjikë

Qëndroni pak në natyrë për të larguar stresin dhe ankthin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset