Kompania Meta është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 91 milionë eurosh për neglizhencën e sigurisë në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.
Hetimi nisi në prill 2019, pasi Meta njoftoi autoritetin irlandez se kishte ruajtur pa dashje disa fjalëkalime të përdoruesve të mediave sociale në “plaintext” që do të thotë pa enkriptim – në sistemet e saj të brendshme.
Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave kërkon që kompanitë të zbatojnë masat e duhura të sigurisë kur përpunojnë të dhënat personale.
“Është e pranuar gjerësisht që fjalëkalimet e përdoruesve nuk duhet të ruhen në tekst të thjeshtë, duke marrë parasysh rreziqet e abuzimit që lindin nga personat që aksesojnë të dhëna të tilla. Duhet të kihet parasysh se fjalëkalimet që janë objekt i shqyrtimit në këtë rast, janë veçanërisht të ndjeshme, pasi ato do të mundësonin aksesin në llogaritë e mediave sociale të përdoruesve”, tha në një deklaratë Zëvendës Komisioneri në DPC irlandeze, Graham Doyle.