• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Një bursë studimi për të nisur karrierën që ke synuar

June 29, 2022
in Evente, Karriere, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një program unik bursash ofruar nga studentët e diplomuar për maturantët me nevoja të veçanta, integrimi i stazheve gjatë kohës së studimit dhe programi i doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjence, janë këto disa nga risitë për vitin e ardhshëm akademik nga Universiteti Metropolitan Tirana.

Në edicionin e dytë të çmimeve “UMT Alumni”, Universiteti Metropolitan Tirana prezantoi disa risi për vitin e ardhshëm akademik, duke nisur nga “Bursa UMT ALUMNI”, një projekt i të rinjve të diplomuar nga ky universitet në mbështetje të kategorive në nevojë apo grupeve të veçanta për të ndjekur studimet e larta. Në eventin që bëri bashkë studentët e diplomuar ndër vite, përfaqësues të institucioneve dhe biznesit, Rektori Nikolla Civici e prezantoi këtë nismë si mbështetje ndaj një kauze me ambicien për të vazhduar gjatë.

“UMT ka dhënë kontributin e vet në aktivitete të tjera shoqërore siç janë kauzat dedikuar grupeve të ndryshme sociale dhe aktiviteti i sotëm sjell edhe një nismë të re e cila mbart jo vetëm angazhimin e UMT si institucion, por angazhimin e secilit nga ne në mbështetje të të rinjve që për disa arsye, e kanë të vështirë arsimimin. Është pjesë e synimit për të zgjeruar ndikimin e universitetit në shoqëri, siç kemi bërë edhe përmes kërkimit shkencor që mbetet krenaria jonë. Stafi ka qenë i përfshirë në një numër aktivitetesh kërkimore në një fushë projektesh të ofruar nga donatorë e po ashtu edhe në instuticione jashtë vendit dhe ndihemi mirë që në këtë proces janë përfshirë edhe studentët”, u shpreh rektori Civici. 

Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana Arjan Çukaj tha se programet e mentorimit kanë marrë një formë të mirëfilltë organizimi edhe përmes programit “UMT Alumni Mentor”, ku studentë të diplomuar ndër vite punojnë me studentët aktualë për t’i krijuar më shumë mundësi në tregun e punës. Duke iu drejtuar studentëve të diplomuar në UMT, Çukaj tha se: “Alumni ka marrë një vlerë të shtuar me krijimin e programit “Metropolitan Alumni Mentor” për studentët, të cilët nuk mund të gjejnë frymëzim më të mirë se sa ju, pasi tek ju projektojnë veten e tyre me arritjet profesionale që keni. Praktikës së mirë të bursave të ekselencës që ne ofrojmë, i shtohet Bursa UMT Alumni, një kontribut i studentëve për maturantët që duan të vazhdojnë studimet universitare. Kjo përputhet tërësisht me vlerat e universitetit dhe na bën krenarë”. 

Gjithashtu, Arjan Çukaj prezantoi edhe dy risi në dekadën e dytë të universitetit, siç janë studimet e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT, si edhe programi i stazheve 4 dhe 6 mujore. 

“Universiteti Metropolitan Tiranë është një emër që ka vlerë dhe unë ju falenderoj që keni zgjedhur programet e vështira të tij, por edhe familjarët që na e kanë besuar ne formimin e fëmijëve të tyre. Pas një pune të madhe me profesorë shqiptarë e të huaj, UMT është në vitin e 11-të dhe vjen me një risi siç është programi doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente. Universiteti Metropolitan Tirana ka punuar shumë për të afruar kurrikulat dhe programet me industrinë duke qenë sa më afër kërkesave të tregut, por edhe me vendimin e fundit të marrë sivjet për të integruar stazhet, të cilat janë praktika të gjata katër dhe gjashtëmujore pranë ndërmarrjeve, duke u mentoruar në mënyrë të rregullt si nga ndërrmarrja, ashtu dhe nga universiteti si një mënyrë që fiton kohë për t’u hedhur në jetën profesionale”, u shpreh Arjan Çukaj. 

Në këtë edicion të dytë u dhanë Çmimi i Ekselencës në Edukim, Alumni i Shquar, Çmimi i Karrierës, Çmimi i Kontributit Alumni, Çmimi “Profesori im” dhe Çmimi për Paqen Sociale që iu akordua popullit të Ukrainës “Për rezistencën e pashoqe, patirotike dhe atdhetarizmin e treguar për vendin nën pushtimin rus”. Çmimi iu dorëzua përfaqësuesit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Ukrainës në Shqipëri, Ruslan Tsilvik. 

“Jam i nderuar që ndodhem sot këtu dhe thellësisht i impresionuar për mbështetjen që shqiptarët po i japin Ukrainës në një situatë kaq të vështirë. Ndihem shumë i privilegjuar për këtë çmim. Në një moment si ky, çdo çmim na motivon si popull, pasi siç e dini të gjithë Ukraina po përballet me një agresion”, u shpreh Tsilvik.

Me mbi 1,500 të diplomuar, Universiteti Metropolitan Tirana mbetet lideri i formimit të studentëve në shkencat ekzakte përmes programeve të studimit në inxhinieri, arkitekturë, shkenca kompjuterike dhe ekonomi, në partneritet me mbi 40 universitete europiane ku studentët përfitojnë nga shkëmbimet Erasmus të ofruara nga Bashkimi Europian. 

Tags: BursaKarrieraLiderstudenteUMTUniversiteti Metropolitan Tirana
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit
Evente

Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit

October 17, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 30 qershor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

5 hours ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

6 hours ago
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

4 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

4 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset